www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.forume.biz
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Si tė meditojmė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Age : 29
Registration date : 30/12/2007

MesazhTitulli: Si tė meditojmė?   Thu Jan 17, 2008 10:41 am

Me tė pėrmendur nocionin meditimin, asociacioni i parė qė krijohet nė vetėdijen e njė perėndimori ėshtė se, kemi tė bėjmė me njė ritual tradicional budist nga lindja. Vėrtet, MEDITIMI buron nga Lindja dhe trajtohet si ritual religjioz budist, por, me disa forma specifike, kėtė teknikė mund tė hasim tejet tė shprehur edhe nė religjionet tjera.

Pa marrė parasysh se ēfarė definicioni apo rituali paraprak i pėrshkruhet, meditimi ka tė bėjė me heshtjen mentale, ku si qėllim ėshtė arritja e qetėsisė shpirtėrore. Pra, pėrmes aplikimit tė teknikės sė meditimit tentohet qė mentalisht tė mos mendohet nė asgjė, ose vėmendja thellėsisht tė pėrqendrohet nė njė fjalė konkrete verbale (mantra), apo tė parafytyrohet nė mendje figura, gjegjėsisht sendi i caktuar (vizualizimi).
Kuptimi racional i teknikės sė meditimit

Njeriu, si qenia mė e pėrsosur e universit, ėshtė i ndėrtuar nga triada komplekse: TRUP-MENDJE-SHPIRT. Ky ndėrtim funksional dhe pėrmbajtjesor i qenėsisė ėshtė shprehje e ekzistimit dhe funksionimit tonė nė realitetin material qė ne e quajmė jetė. Trupi na bėn tė lėvizim dhe pėrcakton veprimin tonė, mendja na bėn tė mendojmė dhe tė jemi qenie e arsyeshme, ndėrsa shpirti ėshtė inteligjencė e paskajshme qė shprehet si reflektim nga bėrthama jonė hyjnore, nga e cila ka evoluar qenėsia si tėrėsi. Andaj, me tė drejtė thuhet se shpirti ėshtė VROJTUESI, trupi I VROJTUARI dhe mendja, PROCESI I VROJTIMIT. Nėse mendja dhe shpirti veprojnė kah largimi i mėndjes nga trupi, kemi RELAKSIMIN, ndėrsa kur shpirti e qetėson mendjen nga aktiviteti i saj, kemi MEDITIMIN. Kur jemi tė relaksuar dhe nė meditim, nėnjė gjendje pa vėmendjen nė trup dhe qetėsi pa mendime, atėherė, nga triada e jonė qenėsore mbetemi vetėm si SHPIRT. Pra, jemi vėrtetėsi dhe pėrherėsi. Jemi HYJNOR:
Ky ėshtė qėllimi i MEDITIMIT.

Si tė meditojmė?

Mjafton qė tė qėndrojmė nė njė vend ku e ndjejmė veten mė sė miri. Mund tė jemi tė shtrirė, ose kėmbėkryq me shpinė tė drejtuar. I mbyllim sytė dhe bėjmė disa frymėmarrje tė thella. Pasi ta kryejmė kėtė veprim, nė mendje, ngadalė dhe hap pas hapi, fillojmė tė qetėsohemi. Mė pas, shkurt analizojmė pėrmbajtjen e mendimeve tona momentale dhe ato ngadalė i eliminojmė pa ndonjė dhunti psikike, derisa kėshtu gradualisht tė arrijmė njė qetėsi tė plotė. Nė njė heshtje, kurrė nuk do tė mendojmė nė asgjė. Kujdes! Edhe vetė mendimi se nuk mendojmė asgjė ėshtė tė mendosh diē. Kėtė ushtrim praktikojeni sa mė shpesh dhe sė paku dy herė nė ditė (patjetėr nė mėngjes-pas zgjimit dhe nė mbrėmje-para fjetjes). Keni durim! Nuk shkon menjėherė aq lehtė! Derisa i lexoni kėta rreshta, teorikisht nuk duket e komplikuar, por, qė mendja tė mos mendojė fare, praktikisht ėshtė me tė vėrtetė njė arritje jo edhe aq e lehtė. Mendja e njeriut e ka tė natyrshme tė mendojė dhe tė analizojė.

Edhe kur ėshtė nė gjumė, ajo punon, shėtit dhe nuk hesht fare.
Por, nėse e pranojmė realitetin se mendja e jonė pandėrprerė mendon, a keni tentuar ndonjėherė ta analizoni kėtė proces? Si zhvillohet kjo procedurė? Ēfarė ėshtė pėrmbajtja kualitative dhe kuantitative e mendimeve tuaja? Nėse jo, bėjeni kėtė provė tani!
Ndaluni pėr momentin dhe koncentrohuni se ēka mendoni nė atė ēast. Do tė vėreni se mendoni pėr tė kaluarėn, ose diēka qė shpresoni ta arrini nė tė ardhmen. Pra, gjithnjė mendoni pėr tė kaluarėn e cila nuk kthehet kurrė, ose pėr tė ardhmen e cila nuk dihet ende.

Po ku ėshtė e tashmja?

Nėse e kaluara ka perėnduar dhe e ardhmja ende nuk ka lindur, pse e largojmė mendjen nga realiteti i sė tashmes? Mu kėtu qėndron urtėsia! Kthimi i mendjes kah e tanishmja ėshtė eliminimi i bredhjes sė mendjes dhe automatikisht edhe qetėsimi i saj. Nė kėtė gjendje shpirtėrore kontaktohet me potencialin e pastėr, respektivisht, inteligjencėn e paskajshme dhe shkėndijėn e vetė Zotit nė ne.

Heshtja dhe mendja e koncentruar tani dhe vetėm tani pa kurrfarė vlerėsimi, ėshtė lidhja me ndėrvetėdijen tonė, nga e cila buron ēdo menēuri, inspirim, gjenialitet dhe njohuri. Ėshtė gjendja e arritur shpirtėrore ku nuk ka vend EGO-ja tė analizojė, sepse nuk ka se ēka tė analizojė.

Pėrmes MEDITIMIT, mund tė realizohen edhe dėshirat tona jetėsore?!!

Derisa keni arritur kėtė qetėsi tė plotė mentale, pėr disa sekonda futeni nė mendje figurėn e parafytyruar tė dėshirės suaj dhe pasi ta keni bėrė kėtė, menjėherė qetėsohuni sėrish.

Tentoni qė mos t'i leni hapėsirė mentale EGO-sė tuaj qė ta analizojė dėshirėn. Nėse ajo arrin njė gjė tė tillė, dėshira nuk depėrton aty ku duhet, sepse "lartmadhėria e saj, EGO", do tė gjejė njė milionė arsye t'ju vejė nė dyshim. Ajo, pra, ėshtė "nėna e dyshimeve". Gjithmonė dyshon dhe vetėm dyshon. Ja njė shembull praktik qė vėrteton kėtė konstatim: nėse dikush ju njofton se jeni pranuar nė fakultet ku keni konkurruar, sigurisht (ose edhe mė mirė tė themi, EGO-ja e juaj), do tė thotė nė vete: "Nuk mund tė besoj", "A ėshtė e mundur?", etj. e nė anėn tjetėr, nėse dikush ju komunikon se njė mik i juaj ka bėrė ndeshje dhe ėshtė lėnduar rėndė nė spital, ju gjithmonė do tė zemėroheni dhe vuani pėr kėtė tragjedi. I besoni shpejtė asaj informate tė keqe pa dyshuar fare nė tė. Pse nuk dyshoni kur ėshtė diēka e keqe, por, pėrherė dyshoni kur ėshtė diēka e mirė?

Te shumica prej nesh, kjo ėshtė njė shprehi e gabuar dhe e rrėnjosur thellė nė ndėrdijen tonė, e cila do t'ju pėrcjellė gjithnjė derisa ju nuk vendosni ta ndryshoni kėtė mėnyrė tė tė menduarit. Por, fillimisht, duhet pranuar se ndryshimi i saj ėshtė njė proces i gjatė qė kėrkon kohė dhe mund tė caktuar.

Pse ėshtė kėshtu dhe pse nė kėtė mėnyrė mė sė lehti realizohen dėshirat tona?

Tanimi, aspak nuk duhet dyshuar se shpirti ynė ka prejardhje hyjnore dhe se njeriu si qenie komunikon pandėrprerė me inteligjencėn e vet tė paskajshme.
Ēka e turbullon dhe e prish kėtė komunikim tė pandėrprerė?
Dyshimet tona, lakmia, xhelozia, dhuntitė e ndryshme psikike tė akumuluara nė ndėrvetėdije... ose thjesht, shprehur me terminologjinė profesionale.

STRESET
Shprehur nė metaforė, streset janė valėt e ujit nė sipėrfaqe tė oqeanit tė trazuar qė nuk e lejojnė tė vėrehet gjurma e njė guri tė vogėl tė hedhur nė tė. Merrni me mend sikur ky oqean ėshtė plotėsisht i qetėsuar dhe pa valė, e ju, ndėrkohė, e hidhni gurin e vogėl nė tė? Menjėherė do tė paraqiten vorbullat mbi sipėrfaqen e trazuar tė oqeanit tė qetė nė formė harqesh.

E shikoni? Vetėm njė guralec i vogėl i hedhur mbi sipėrfaqen e qetė tė oqeanit, shkaktoi trazimin e theksuar dhe shumė tė shprehur tė saj.

Kėshtu, pra, ėshtė edhe futja e dėshirės nė mendjen tonė tė qetė pa vlerėsime. Realisht, ajo ėshtė komunikimi me hyjnoren,gjegjėsisht, me vetė Zotin nė ne.

Pra, nėse vėrtetė doni ta kėrkoni Zotin, atė e keni tek ju, nė brendinė e qenies suaj. Mos e kėrkoni nė qiell, tek tė tjerėt. ZOTI ėshtė nė zemrat tona dhe askund tjetėr.

Ja njė anekdotė e lashtė indiane qė e dėshmon kėtė kompaktėsi:
"Zoti, pasi e krijoi njeriun si qenie mė tė pėrsosur nė Univers, me kohė vėrejti se krijesa e vet filloi tė marrė shprehi tė jashtėzakonshme. Pa ndėrprerė kėrkonte diēka, ankohej nė dikė, nuk ishte i kėnaqur me atė, kėrkon kėtė.... Andaj... Zoti njė ditė, pėr tė ikur nga njeriu, kishte vendosur tė fshihet diku. Por, ku tė shkonte? Ku tė fshihet? E dinte Zoti se, kudo qė tė fshihet, njeriu pėrsėri do ta gjente. Kėshtu duke bredhur nė mendime pėr tė kėrkuar njė zgjidhje, rrugės e takon njė tė URTĖ dhe ia rrėfen atij problemin e vet. I urti pasi e dėgjon me vėmendje, e kėshillon: "Zoti im i madh, sunduesi i gjithėsisė dhe i tėrė gjallesave nė tė, nėse dėshiron tė fshihesh, atėherė futuni nė brendinė e zemrės sė njeriut dhe ai kurrė nuk do t'ju gjejė aty".
Kėrkojeni edhe ju Zotin aty ku vėrtetė fshihet nė brendinė e zemrės tuaj! Kontakti i njeriut me krijuesin e vet ėshtė nevojė dhe procesi i natyrshėm, andaj ajo realizohet vetėm pėrmes qetėsisė totale shpirtėrore... pra, vetėm pėrmes MEDITIMIT.

Adnan Abrashi-NANDA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://gjith-qka.forume.biz
 
Si tė meditojmė?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: