www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.forume.biz
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Si ta shėroni vetėveten?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Age : 29
Registration date : 30/12/2007

MesazhTitulli: Si ta shėroni vetėveten?   Thu Jan 17, 2008 10:32 am

"Mėsohuni qė ju vetė ta shėroni veten, kėtė mund ta bėni, unė personalisht ende deri mė sot askėnd nuk e kam shėruar. Ftoni nė ndihmė aftėsitė e brendshme qė t'ju shėrbejnė nevojave tuaja shpirtėrore dhe fizike ..."

▪ Kėshtu thoshte farmacisti i njohur francez nga Nansi, Emil Kue (1857-1926), qė cilėsohet si zbuluesi dhe praktikuesi i parė bashkėkohor i metodės autogjene tė shėrimit pėrmes autosugiestionit.

Zbulimi i fuqisė shėruese tė autosugjestionit nga Kue, sikur e thotė edhe vet, ishte i rastėsishėm. Deri sa punonte nė barnatoren personale, erdhi njė njeri dhe kėrkoi nga ai njė bar, qė me rregulla ligjore mund tė jepej vetėm me recetė tė mjekut. Pėr tė mos e refuzuar, Kue ia dha njė shishe me ujė tė distiluar duke e bindur se ky ėshtė bari mė i mirė dhe e porositi ta pėrdorte sipas rekomandimit. Pas njė jave, i njėjti njeri, po tani i shėruar, e falėnderoi farmacistin duke i thėnė se bari ka ndihmuar shumė. Pasi ka bėrė edhe disa eksperimente, rezultatet ishin tė njėjta. Pas shumė rasteve faktike, Kue thellohet nė hulumtimin mė tė thuktė tė kėtij fenomeni, dhe, mė nė fund, themelon metodėn e tij origjinale tė quajtur "shėrimi pėrmes autosugjestionit", e cila edhe sot e kėsaj dite, nga psikologjia dhe psikiatria bashkėkohore pranohet si metodė efektive e quajtur "place-boefekti".

Metoda autosugjestive e Kues ishte tejet e thjeshtė dhe mbėshtetej nė formulėn "Nga dita nė ditė, nė ēdo aspekt, jam mirė e mė mirė". Kėto fjalė duhet tė thuhen nga 20 herė nė ditė, dhe atė nė mėngjes, posa tė zgjoheni nga gjumi, dhe nė mbrėmje, para fjetjes.

Kuptimi racional i autosugjestionit

Tanimė, nuk ekziston as dyshimi mė i vogėl, se njeriu si qenie e pėrsosur nė Univers, ndėrtohet nga dy komponente esenciale, qė, si pėr nga kualiteti, ashtu edhe funksionalisteti, janė antipod i njėra-tjetrės.

Pra, jemi qenie fizike-materiale, dhe psikike-jomateriale, ose shpirtėrore. Si qenie psikike, jomateriale, sėrish ndėrrohemi nga dy tė kundėrtat: pjesės sė mendjes sė vetėdijshme, objektive, dhe asaj tė ndėrvetėdijshme, ose subjektive.

Pjesa e vetėdijshme e mendjes tonė mund ta pėrshkruajė atė si racionale, inteligjente dhe e pjekur. Me pjesėn tonė tė vetėdijshme tė mendjes ne jemi tė vetėdijshėm pėr veprimet dhe mendimet tona. Mendja e vetėdijshme ka aftėsi tė sjellė vendime tė pjekura dhe gjykimin e vetė duke saktėsuar informacionet ekzistuese nė ēfarėdo situate. Nė tė kundėrtėn e kėsaj, mendja e ndėrvetėdijshme vepron nė nivelin reaktiv, pa mundėsi gjykimi dhe duke i pranuar tė gjitha. Edhe kjo mendje e jona ka detrė qė ta njohė rrethin e vet, por duke mos i shfrytėzuar tė pesė shqisat ekzistuese. Me fjalė tė tjera ndėrvetėdija sheh me ndihmėn e intuitės dhe paraqet selinė e tė gjitha ndjenjave dhe deponė e kujtimeve tona.

Ēka janė afirmimet?
Afirmimet janė fjalė apo fjali nė formė tė gjykimve apo konkludimeve me pėrmbajtje pozitive, qė ne, tė vetėdijshėm, pėrmes autosugjestionit i mbjellim nė ndėrvetėdijen tonė pėr tė korrur mė vonė rezultatet pozitive tė saj. Kuptimet pėrmes fjalėve, sikur nė bindje, krijohen si afirmim, po ashtu, dhe gjendja e jonė e lartė spirituale gjithnjė krijon realitetin pozitiv. P.sh. "Unė jam njeriu mė i lumtur", "Unė pa kurrfarė pengese i realizoj qėllimet e mia jetėsore", "Unė kam aftėsi tė pakufishme intelektuale", "Unė jam njeriu mė i pasur nė botė" etj. Ato, praktikisht duhet tė kenė efektin e ndėrrimit tė gjykimeve dhe ndjenjave tuaja negative nė pozitive. Ato janė mendime tuaja pozitive, tė cilat pas pėrsėritjes sė pandėrprerė nė mėnyrė tė natyrshme, e bėjnė punėn e tyre: krijojnė ngjarje pozitive.

Njė gram praktikė vlen sa njė tonelatė libra!

Uluni nė njė vend tė qetė, e nėse preferoni, mund ta bėni edhe tė shtrirė. Merrni frymė thellė sė paku tri herė dhe lėshojeni gradualisht ajrin. Mė pas, koncentrohuni nė tė gjitha pjesėt e trupit duke pėrjetuar relaksimin e plotė tė tyre. Fillimisht, kjo procedurė bėhet pjesėrisht, kurse mė vonė, posa ta arrijmė eksperiencėn e duhur, menjėherė mund tė shkojmė me tėrė trupin. Pasi tė jemi relaksuar nė tėrėsi, mbyllim sytė dhe me zė tė ulėt, sė paku nga 40 herė, fillojmė t'i pėshpėrisim me vete afirmimet qė mė parė i kemi pėrcaktuar.

Autosugjestioni, mund tė praktikohet nė ēdo kohė dhe nė ēdo moment, kur ju jeni mė tė disponuar, por mė shumė preferohet natėn, para fjetjes dhe nė mėngjes posa tė zgjoheni. Edhe ky kusht nuk ėshtė i rastėsishėm, sepse, pikėrisht natėn, para gjumit dhe nė mėngjes, posa tė zgjohemi, barrierat e filtrit tė procedimit tė sugjestioneve nga vetėdija nė ndėrvetėdije, janė mė tė hapura. Ky kanal i marrje-dhėnies sė ndėrsjellė, ndėrmjet dy kufijve ekstrem, kontrollohet nga EGO-ja jonė, e cila nė kėto situata konkrete fillon tė kotet, duke e humbur ashpėrsinė e kritereve tė forta tė pėrzgjedhjes sė informatave qė kanalizohen. Sa pėr kuriozitet, Hitleri, si anėtar besnik i njė sekti magjizezė gjermane tė quajtur "Tula", e ka ditur mirė kėtė rrethanė, andaj janė tė njohura fjalimet e tij tė zjarrta ideologjike tė mbajtura natėn.

Tek formulimi dhe pėrmbajtja e afirmimeve, edhe njė rrethanė ėshtė tejet e rėndėsishme: ato duhet bėrė nė vetėn e parė dhe, gjithnjė, nė kohėn e tanishme. (Unė jam...). Ėshtė ashtu, sepse ndėrvetėdija jonė nuk i nėnshtrohet ligjeve tė logjikės hapėsinor-kohor, ajo e njeh tė tashmen dhe vetėm tė tashme. Kėtu edhe bėhen gabimet mė tė shpeshta nė praktikė.

Pėrveē metodės sė pėrshkruar si mė lart, ekistojnė edhe disa mėnyra tė aplikimit tė afirmimeve pėrmes autosugjestionit. Nė praktikė, si tejet efikase ėshtė treguar edhe incizimi dhe dėgjimi i tyre nga kaseta. Kjo metodė e dėgjimit tė kasetės, posaēėrisht ėshtė i pėrshtatshėm kur keni pak kohė. Kasetėn e pėrgatitur me afirmimin e incizuar, mund ta dėgjoni: derisa ngisni automobilin; i kryeni punėt e shtėpisė, apo ēfarėdo pune tjetėr rutinore, e cila nukkėrkon pėrqendrim tė madh. Natyrisht, mė sė mirė ėshtė qė kasetėn ta dėgjoni nė gjendje relaksimi, siē e pėrshkruam si mė parė.



Adnan Abrashi-NANDA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://gjith-qka.forume.biz
 
Si ta shėroni vetėveten?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Esat Ahmeti:Ai qė nuk e njeh veten, nuk mund ta njohė as tjetrin
» REXHEP SHAHU:METAFORA E LIRISĖ OSE DIALOG I PĖRFYTYRUAR ME VETEN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: