www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.forume.biz
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ē'ėshtė meditimi?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Age : 28
Registration date : 30/12/2007

MesazhTitulli: Ē'ėshtė meditimi?   Thu Jan 17, 2008 10:30 am

Meditimi ėshtė gjendje e jo-mendjes.

Meditimi ėshtė gjendje e vetėdijes sė pastėr, pa kurrfarė pėrmbajtjeje. Vetėdija juaj rėndom ėshtė pėrplot lėmishte, posi pasqyra e mbuluar me pluhur. Mendja ėshtė komunikacion i pandėrprerė: mendimet janė nė lėvizje, dėshirat janė nė lėvizje, ndjenjat janė nė lėvizje, ambiciet janė nė lėvizje - ėshtė ky njė komunikacion i pandėrprerė!

▪ Nga dita nė ditė, mendja madje funksionon edhe kur flini, ajo ėndėrron. Ajo edhe mė tej mendon, ende e mbysin brengat e mundimet. Pėrgatitet pėr ditėn tjetėr, nė vazhdim ėshtė pėrgatitja e fshehtė.
Kjo nuk ėshtė gjendje meditimi. Meditimi ėshtė pikėrisht e kundėrta e kėsaj. Kur nuk ka komunikacion dhe kur tė menduarit ka pushuar, mendimet nuk lėvizin, dėshirat nuk zgjohen, krejtėsisht jeni tė qetė - ky qetim ėshtė meditimi.
Sė pari duhet ditur ē' ėshtė meditimi.
Ēdo gjė tjetėr vjen vetė.


Unė nuk mund tė ju them se duhet tė meditoni, mundem vetėm tė ju sqaroj se ē' ėshtė meditimi. Po mė kuptuat, do tė jeni nė meditim. Nė meditim s'ka "duhet". Po nuk mė kuptuat, nuk do tė jeni nė meditim.


E nė atė qetim njihet e vėrteta, assesi ndryshe. Meditimi ėshtė gjendje e jo-mendjes.
Nuk mund ta gjeni meditimin me anė tė mendjes, pasi qė mendja pandėrprerė e pėrsėrit vetveten. Meditimin mund ta gjeni vetėm duke mėnjanuar mendjen, ashtu qė tė jeni tė qetė, indiferentė, tė mos identifikoheni me mendjen; ashtu qė ta shikoni sesi mendja rrjedh, e tė mos mendoni se jeni ju ajo mendje.
Meditimi ėshtė vetėdija pėr atė se unė nuk jam mendja. Kur vetėdija depėrton gjithnjė e mė thellė e mė thellė nė ju, dalėngadalė, vijnė disa ēaste - ēaste qetimi, ēaste tė hapėsirės sė pastėr, ēaste tejdukshmėrie, ēaste kur nė ju asgjė nuk pipėtin dhe kur ēdo gjė ėshtė e qetuar. Nė kėto ēaste qetimi do tė njihni se kush jeni (ju) dhe do tė njihni misterin e kėsaj ekzistence.
Vjen dita, dita e bekimit tė madh, kur meditimi bėhet gjendje juaja e natyrshme.
Mendja ėshtė diēka jo e natyrshme, ajo kurrė nuk bėhet gjendje juaja natyrore. Sakaq, meditimi ėshtė gjendje e natyrshme - tė cilėn e kemi humbur. Kjo ėshtė parajsa e humbur, por parajsa mund tė gjendet pėrsėri. Shikoni nė sytė e fėmijės dhe keni pėr tė parė qetimin e madh, miturinė. Secili fėmijė nė botė vjen me gjendje meditimi, por ai do tė jetė i udhėzuar nėpėr rrugėt e shoqėrisė - do tė jetė i udhėzuar sesi tė mendojė, sesi tė llogarisė, sesi tė gjykojė, sesi tė argumentojė, duhet t'i mėsojė fjalėt, gjuhėn, kuptimet.
Dhe, pak nga pak, ai e humb kontaktin me miturinė e vet. Bėhet i helmuar, i ndotur me shoqėrinė. Bėhet mekanizėm i dobishėm, por pushon sė qeni njeri.
E nevojshme ėshtė vetėm qė tė rifitohet ajo hapėsirė. E keni njohur mė parė, dhe kur tė parėn herė njoftoheni me meditimin, do tė jeni tė befasuar - pasi qė nė ju ka pėr t'u zgjuar ndjenja e mrekullueshme si ta kishit njohur qė mė parė. Dhe, kjo ndjenjė ėshtė e vėrtetė: me tė vėrtetė e njihni qė mė parė. E keni harruar. Diamanti ka humbur nė morinė e plehut. Por, po qe se atė mund ta zbuloni, pėrsėri keni pėr ta gjetur diamantin - juaji ėshtė.
Ai nė tė vėrtetė nuk mund tė humbasė: vetėm mund tė jetė i harruar. Tė lindur jemi si meditantė, mė pastaj e mėsojmė veprimtarinė e mendjes. Por, natyra jonė e vėrtetė mbetet diku thellėsisht e fshehur, si rrymė nėntokėsore. Njė ditė, me pak mihje, keni pėr tė zbuluar se burimi nuk ka shterur, burimi i ujit freskues. Dhe gėzimi mė i madh nė jetė ėshtė ta gjesh burimin.

MEDITIMI NUK ĖSHTĖ KONCENTRIM


Meditimi nuk ėshtė koncentrim. Nė koncentrim ekziston subjekti i cili koncentrohet si edhe objekti nė tė cilin koncentrohet. Kjo ėshtė dualitet. Nė meditim nuk ėshtė askush pėrbrenda dhe asgjė pėrjashta. E brendshmja rrjedh nė tė jashtmen, e jashtmja rrjedh nė tė brendshmen. Mė nuk ekziston kufizimi, s'ka kufi. E brendshmja ėshtė pėrjashta, e jashtmja ėshtė pėrbrenda, kjo ėshtė vetėdijėshmėria jo-duale.
Koncentrimi ėshtė vetėdijėshmėri duale: prandaj koncentrimi tė lodhė, prandaj ndiheni tė rraskapitur derisa jeni tė koncentruar. Nuk mund tė jeni tė koncentruar njėzet e katėr orė, patjetėr do tė merrnit leje pėr tė pushuar. Koncentrimi kurrė nuk mund tė jetė gjendje e lartė natyrore. Meditimi nuk ju lodhė, meditimi nuk ju molisė. Tė meditoni mundeni njėzet e katėr orė - nga dita nė ditė, nga viti nė vit. Meditimi mund tė zgjasė pėrjetėsisht.
Koncentrimi ėshtė akt, akt i vullnetshėm. Meditimi ėshtė gjendje e jo-vullnetit, gjendje e jo-aksionit. Ai vetvetiu ėshtė relaksim. Individi thjesht ka hyrė nė qenien e vet individuale, e ajo ėshtė si edhe qenia e Ēdo gjėje. Nė koncentrim mendja funksionon nė bazė tė vendimit: ju diēka bėni. Koncentrimi rezulton nga e kaluara. Nė meditim nuk ka vendim. Ju asgjė posaēėrisht nuk bėni, thjeshtė jeni. Nuk ka nė tė tė kaluar, ėshtė i pandotur me tė kaluarėn. Nuk ka nė tė tė ardhme, i pastėr ėshtė nga ēfarėdo ardhmėrie. Kjo ėshtė ajo qė Lao Ce e quajti wei-wu-wei, veprim pėrmes joveprimit. Kjo ėshtė ajo qė mėsuesit e Zenit kanė rrėfyer: Tė rrish qetė, tė mos bėsh asgjė, pranvera vjen dhe bari rritet nga vetvetja. Mbajeni nė mend: nga vetvetja - asgjė nuk keni bėrė. Ju nuk e ngrehni barin pėrpjetė; pranvera vjen, dhe bari rritet nga vetvetja. Kjo gjendje - kur jetės i lejoni qė tė shkojė rrjedhės sė vet, kur nuk dėshironi qė ta udhėhiqi atė, kur nuk dėshironi ta kontrolloni, kur nuk manipuloni me tė e kur nuk i impononi kurrfarė disipline - kjo gjendje e pafrenuar e spontanitetit tė pastėr - kjo ėshtė meditimi.
Meditimi ėshtė nė tė tashmen, tashmėri e pastėr. Meditimi ėshtė drejtpėrdrejtshmėri. Nuk mund tė meditoni, mund tė jeni nė meditim. Nuk mund tė jeni nė koncentrim, ndaj mund tė koncentroheni. Koncentrimi ėshtė njerėzor, e meditimi ėshtė hyjnor.


ZGJEDHJA E MEDITIMIT


Qė nė fillim, gjeni diēka qė ju pėrgjigjet. Meditimi nuk guxon tė jetė angazhim i detyrueshėm. Nėse imponohet, i gjykuar do tė jetė qė nga vetė fillimi. Gjėja e imponuar kurrė nuk do tė ju bėjė tė natyrshėm. Nuk ka nevojė tė krijoni konflikt tė tepėrt. Kėtė duhet ta kuptoni, sepse mendja e posedon aftėsinė natyrore tė meditimit, nėse ia ofroni atė qė i pėrgjigjet.
Nėse orientoheni me trup, ekziston mėnyra me anė tė sė cilės mund tė ngjiteni deri tek Perėndia me ndihmėn e trupit, pasi qė ai po ashtu i takon Perėndisė. Nėse e ndieni se po orientoheni me zemėr, atėherė ajo mėnyrė ėshtė lutja. Po qe se ndieni se po orientoheni pėrmes intelektit, atėherė ajo mėnyrė ėshtė meditimi.
Por meditimet e mia nė njėfarė mėnyre janė ndryshe. Jam pėrpjekur t'i gjej metodat tė cilat do tė mund t'i pėrdornin qė tė tre tipat e pėrmendur. Nė to ka shumė trupėsi, shumė zemėr dhe shumė inteligjencė. E tėrė kjo trini qė ndodhet nė to ėshtė e lidhur sė bashku dhe ndikon ndrysh nė tipa tė ndryshėm.
Trupi, zemra, mendja - tė gjitha meditimet e mia rrjedhin nė tė njėjtėn mėnyrė. Fillojnė nga trupi, e pėrshkojnė zemrėn, depėrtojnė deri tek mendja dhe e mbikalojnė atė.
Gjithmonė pėrkujtojeni: ajo nė tė cilėn kėnaqeni, mund tė hyjė thellė nė ju; vetėm ajo mund tė hyjė thellė nė ju. Kėnaqėsia nė diēka thjesht do tė thotė se ajo po ju pėrgjigjet. Ritmi i kėnaqėsisė harmonizohet me ju: ekziston harmonizimi subtil ndėrmjet jush dhe asaj metode. Kur njėherė kėnaqeni nė ndonjėrėn metodė, mos u bėni tė pangopshėm; hyni nė tė aq sa mundeni. Mund tė merreni me tė njė herė apo, nėse ėshtė e mundur, dy herė nė ditė. Sa mė tepėr merreni me tė, aq mė tepėr do tė kėnaqeni nė tė. Hidheni atė metodė vetėm nėse ju zhduket gėzimi, se atėherė mė nuk ėshtė efektive. Kėrkojeni metodėn tjetėr. Asnjėra metodė nuk mund tė ju sjell gjer tek vetė fundi. Gjatė udhėtimit shpesh do tė jeni tė detyruar t'i ndėrroni trenat. Metoda e caktuar ju sjell gjer tek gjendja e caktuar. Pėrmbi atė, mė tej, nuk ėshtė efektive, e keni shterur.
Pėr kėtė duhet t'i mbani nė mend dy gjėra: kur kėnaqeni nė ndonjėrėn metodė, hyni nė tė sa mė thellė qė mundeni, por kurrė mos u bėni tė varur prej saj, pasi qė njė ditė edhe atė duhet ta hidhni. Po u bėtė tepėr tė varur prej saj, kjo ėshtė si droga; nuk mund ta lini. Mė nuk kėnaqeni nė tė - mė asgjė nuk ju ofron - por ju ėshtė bėrė shprehi. Mundeni edhe tė vazhdoni, por silleni nė qark; nuk mund tė ju dėrgojė mė lart.
Prandaj, kijeni si kriter gėzimin. Nėse gėzimi ėshtė i pranishėm, vazhdoni, vazhdoni, gjer nė ēastin e fundit tė gėzimit. Duhet ta shterni plotėsisht. Nuk guxon tė mbetet asnjė pikė e vetme lėngu. Por atėherė duhet tė jeni tė aftė ta lini. Zgjidheni ndonjė metodė tjetėr e cila pėrsėri ju sjell gėzim. Njeriu duhet t'i ndėrrojė shpesh. Kjo ndryshon tek njerėzit e ndryshėm, por njė metodė e vetme shumė rrallė ėshtė e mjaftueshme pėr krejt udhėtimin.
Nuk ka nevojė tė bėni shumė meditime njėkohėsisht, se mund tė bėni gjėra qė ju hutojnė, kontradiktore, e kjo atėherė do tė ishte dhembshme.
Zgjidhini dy meditime dhe mbani ato. Nė tė vėrtetė, unė do tė kisha dėshiruar ta zgjidhni njė, kjo do tė ishte mė sė miri. Mė mirė ėshtė qė mė shpesh ta pėrsėritni njėrėn qė ju pėrgjigjet. Nė atė rast, ajo ka pėr tė depėrtuar gjithnjė e mė thellė e mė thellė. Ju i provoni shumė gjėra - njė ditė njėrėn, ditėn tjetėr tjetrėn. I trilloni edhe tuajat, e kėsisoji mund tė krijoni shumė pėshtjellim. Nė librin mbi Tantrėn ka mbi njėqind e dymbėdhjetė lloje meditimesh. Mund tė ēmendeni. Edhe ashtu veēse jeni ēmendur!
Meditimet s' janė naivitet. Ndonjėherė mund tė jenė edhe tė rrezikshme. Luani me mekanizmin subtil, tepėr subtil tė mendjes. Herė-herė ndonjė gjė e vogėl, pėr tė cilėn as nuk keni qenė tė vetėdijshėm se po e bėni, mund tė bėhet e rrezikshme. Prandaj, kurrė mos provoni tė trilloni dhe mos i krijoni "mish-mash"-metodat personale tė meditimit. Zgjidhni dy dhe thjesht provojini pėr disa javė.


KRIJIMI I HAPĖSIRĖS

PĖR MEDITIM


Mund tė krijoni hapėsirė tė veēantė - njė tempull tė vogėl apo njė kthinė ku mund tė meditoni pėr ēdo ditė - nuk e pėrdorni atė kthinė pėr kurrfarė qėllimi tjetėr, sepse ēdo qėllim ka vibracionin e vet tė veēantė. Atė kthinė e pėrdorni vetėm pėr meditim dhe pėr asgjė tjetėr. Atėherė ajo do tė jetė e mbushur dhe ju do tė ju presė pėr ēdo ditė. Vendi do tė ju ndihmojė; vetėm vendi do tė krijojė vibrim tė veēantė, atmosferė tė veēantė nė tė cilėn do tė mund tė shkoni gjithnjė e mė thellė e mė thellė, gjithnjė e mė lehtė. Pėr kėtė arsye janė krijuar tempujt, kishat e xhamitė - thjesht qė tė fitohet hapėsirė e cila shėrben vetėm pėr lutje dhe meditim.

Mund ta zgjidhni edhe kohėn e pėrhershme pėr meditim e, edhe kjo ka pėr tė ndihmuar shumė, sepse trupi juaj dhe mendja juaj janė mekanizėm. Po qe se ēdo ditė drekoni nė kohė tė caktuar, trupi juaj nė atė orė do ta kėrkojė ushqimin.


Kur them tė meditoni, e di se pėrmes meditimit
askush s'arrin; por me meditim arrini deri tek pika
nė tė cilėn jo-meditimi bėhet i mundshėm.


Nganjėherė madje edhe mund tė lozni me kėtė. Nėse zakonisht drekoni nė ora njė, dhe sahati tregon se pikėrisht ėshtė ora njė, do tė ndieni uri - bile edhe po qe se sahati nuk ėshtė mirė dhe ora ėshtė njėmbėdhjetė apo dymbėdhjetė. E shikoni sahatin, kurse ai shėnon orėn njė, dhe pėrnjėherė do ta ndieni urinė. Trupi juaj ėshtė mekanizėm.
Mendja juaj po ashtu ėshtė mekanizėm. Meditoni ēdo ditė nė tė njėjtin vend, nė tė njėjtėn kohė, dhe do tė krijoni uri pėr meditimin nė trupin dhe mendjen tuaj. Trupi dhe mendja juaj pėr ēdo ditė, nė kohė tė caktuar, do tė kėrkojnė prej jush qė tė meditoni. Kjo ka pėr tė ndihmuar. Nė ju ėshtė krijuar hapėsira e cila do tė bėhet etje dhe uri.
Kjo ėshtė tepėr mirė nė fillim.
Derisa nuk vini gjer aty qė meditimi tė bėhet i natyrshėm dhe tė mund tė meditoni kudo qoftė, nė cilindo vend dhe nė cilėndo kohė - deri nė atė moment pėrdorini kėto burime mekanike tė trupit e mendjes si ndihmesė.
Kur e fikni dritėn, kur e ndizni nė dhomė shkopin e caktuar aromatik, kur keni petkun e caktuar, kur arrini disponimin e caktuar, butėsinė e caktuar, kur keni llojin e caktuar tė shtrojės, kur zini pozicionin e caktuar tė trupit - keni krijuar atmosferė tė caktuar.
Krejt kjo ndihmon, por nuk ju sjell gjer tek meditimi. Tek ndonjė njeri tjetėr krejt kjo mund tė bėhet edhe pengesė. Njeriu duhet ta gjejė ritualin e vet, i cili ėshtė aty thjesht qė t' ju ndihmojė qė tė ndiheni mirė dhe tė pritni. E kur ndiheni mirė dhe kur pritni, ndodh meditimi; Perėndia ju vjen si ėndrra, Perėndia ju vjen si dashuria. Vetėm kėto nuk mundeni as t'i ftoni as t'i merrni me pėrdhunė.


Meditimi ėshtė ēelės pėr hapjen e dyerve
tė ekzistencės.

JINI TĖ ĒLIRUAR
DHE TĖ NATYRSHĖM


Njeriu mund magjepset me meditimin. Por, tė magjepsurit ėshtė problem: keni qenė tė magjepsur me paranė, tash jeni tė magjepsur me meditimin. Nuk ėshtė problem paraja, magjepsja ėshtė problemi. Keni qenė tė magjepsur me tregtinė, tash jeni tė magjepsur me Perėndinė. Nuk ėshtė problem tregtia, porse magjepsja. Njeriu duhet tė jetė i ēliruar dhe i natyrshėm, dhe jo i magjepsur me ēfarėdo qoftė: as me mendjen, as me meditimin. Vetėm atėherė, kur nuk jeni tė preokupuar, kur nuk jeni tė magjepsur, kur thjesht rrymoni, ju ndodh ajo mė e rėndėsishmja.


OSHO
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://gjith-qka.forume.biz
 
Ē'ėshtė meditimi?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Ēka ėshtė Filozofia
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!
» Ja kush ėshtė Lavdrim Muhaxheri (Foto/Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: