www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.forume.biz
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pitagora dhe magjia e numrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Age : 29
Registration date : 30/12/2007

MesazhTitulli: Pitagora dhe magjia e numrave   Thu Jan 17, 2008 10:24 am

Guri ėshtė muzika e ngurtėsuar"
("Pitagora")

Rreth viteve 600 para lindjes sė Krishtit, nė Greqinė Antike ka jetuar njė njeri vėrtet i jashtėzakonshėm i quajtur PITAGORA, i cili ka tentuar qė tė vėrtetojė ekzistimin e tė gjitha gjėrave nė Univers pėrmes harmonisė sė pėrsosur tė veprimit hyjnor tė numrave.

▪ Jo vetėm qė konsiderohej si themelues dhe baba i njohurisė mbi analizėn e veprimit tė numrave nė natyrė-NUMEROLOGJIA, por ishte dhe mbetej mistiku, okulisti, matematikani dhe filozofi mė i madh i tė gjitha kohėrave.

Qė nė fillim duhet konstatuar se, shumė mėsime tė Pitagorės, edhe sot e kėsaj dite konsiderohen si fshehtėsi e madhe dhe se tė gjitha shkathtėsitė dhe praktikat okuliste tė Perėndimit, burojnė nga mistika pitagoriane. Pesėdhjetė e katėr vitet mė tė frytshme tė jetės i ka kaluar nė Egjipt. Persi, Indi dhe nė vendet tjera tė Lindjes, vende kėto qė atėbotė, konsideroheshin si qendrat mė tė mėdha tė dijes, urtėsisė mistike dhe mendimit filozofik tė mbarė botės.

Qėndrimi i tij i gjatė nėpėr vendet e Lindjes, sigurisht ka pasur ndikim vendimtar nė formimin e besimit mbi veprimin e Ligjit tė KARMĖS - tė shkakut dhe pasojės, Ligjit tė DARMĖS - se asgjė nė kėtė botė nuk ėshtė krijuar dhe nuk ndodh rastėsisht, si dhe REINKARNIMIN-transformimin e shpirtit nga njė jetė nė jetėn tjetėr, ligjshmėri kėto qė shpesh ceken dhe trajtohen nė mendimet e tij filozofike.

Si hulumtues i pandalshėm nga kėrkimi i rrugės qė do ta shpinte kah bėrthame e krijimit tė jetės, nė njė moment tė pėrndėritjes shpirtėrore, pėrjetoi vetėdijesimin e plotė se, njerėzimi jeton nė tri botė: botėn natyrale, njerėzore tė qenėsisė dhe atė hyjnore. Me kėtė e pa tė qartė se, nga tė gjitha besimet e deritanishme nė shumė zota, realisht ekziston vetėm njė ZOT, i cili ėshtė esenca dhe burimi i ēdo gjėje.

Tek bashkėkohėsit e vet, Pitagora ka ofruar njė mėnyrė tė re tė tė menduarit e cila, njė njėrėn anė pretendonte t'i mbante njerėzit fort tė lidhur me kėtė botė, dhe njėkohėsisht, nga ana tjetėr, kėrkonte qė ata tė jenė tė kthyer dhe tė pashkėputshėm nga krijuesi i tyre - ZOTI.

Pėrmes filozofisė sė vet nė pėrgjithėsi, Pitagora ka pasur ndikim tė pakontestueshėm tek shumė mendimtarė tė famshėm tė Greqisė Antike, e veēanėrisht te Platoni dhe Aristoteli. Po ashtu, mėsimet e tij kanė luajtur njė rol tė madh edhe nė ndėrtimin e mendimit tė ri filozofik bashkėkohor evropian. Nė kėtė kontest, veēanėrisht duhet pėrmendur teorinė e famshme tė Pitagorės nė matematikė.

Por, nga tė gjitha qė theksuam nė sipėr, baza e njohurive pitagoriane mbėshtetet nė faktin e pamohueshėm se, fshehtėsia e tė kuptuarit nė thelb tė Universit, qėndron kryekėput nė harmoninė e pėrsosur tė magjisė sė numrave, qė janė nė raport tė pėrhershėm me formėn. Sipas Pitagorės, katėr elementet kyēe: ajri, zjarri, uji dhe toka, formojnė katėrfishin magji, qė ndryshe ai e quajti TETRAKTIS. Kėshtu, pitagorianėt, TETRATIKSIT i kanė thurur edhe njė ditiramb qė e kėndonin si lutje:

Na beko o numėr i lartėsuar,
Ti qė i ke krijuar zotat dhe njerėzit,
O i ėmbli dhe i shenjti Tetratiks,
Ti qe zgjedh sistemimin e ēdo gjėje,
Ti qė je burim dhe strehė,
Shkėndi e jetės nėpėr ndryshime tė mėdha
Na bėj qė t'i njohim fshehtėsitė e gjithėsisė.

Pitagora dhe nxėnėsit e tij kanė themeluar shumė postulate filozofike si parime dhe mendime tė pranuara logjike. Nė mes tė postulateve pitagoriane, ėshtė e njohur ajo e dhjetė kundėrshtive themelore, veprimi i pėrhershėm i tė cilėve e ndėrton realitetin tonė objektiv: 1. E lehta dhe e rėnda; 2. Tek dhe ēift: 3 Kufizuar dhe pakufizuar; 4. Pak dhe shumė: 5. E djathta dhe e majta; 6. Mashkullorja dhe femėrorja: 7. Lėvizshmėria dhe palėvizshmėria; 8. Drejtė dhe shtrembėr; 9. Dritė dhe errėsirė; 10. Sistematike dhe josistematike.
Kėshtu, ata kanė konstatuar se, pikėrisht nga ekzistimi i kėtyre dhjetė kundėrshtive, buron e gjithė harmonia e pėrsosur e cila vepron nė Univers.
Sa i pėrket klasifikimit domethėnės, tė gjithė numrat ēift, konsideroheshin si: tė pjesėtueshėm (ndashėm), jo tė pėrhershėm, femėror dhe qė i takojnė kėsaj bote materiale; ndėrsa numrat tek: tė pandashėm (papjesėtueshėm), mashkullor dhe hyjnor. Ēdo numėr e kanė ndėrlidhur me njė atribut tė njeriut. Kėshtu numri 1, nėnkupton arsyen, ekzistencėn, vetėdijesimin; 2. tė menduarit, mendimin dhe hamendjen; 3. marrėveshjen , harmoninė dhe baraspeshėn; 4. drejtėsinė (pasiqė ajo formon katėrkėndėshin me formė tė pėrsosur); 5 nėnkuptonte martesėn (si tėrėsi e shumės sė numrit tė vėrtetė femėror 2 dhe atij mashkullor 3)... etj. Sipas pitagorianėve, tė gjitha sendet e njohura pėr ne nė kėtė botė e kanė numrin e vet. Pa logjikėn e numrave nuk do tė kishte as dije dhe as njohuri. Andaj, bazėn themelore numerike tė formimit tė tė gjitha vlerave tjera e ndėrtojnė dhjetė numra; 0,1,2,3,4,5,6,7,8 dhe 9.

Kuptimi magjik i numrave bazė.

Apeksi magjik (0) - Nė fillim dhe fundin e ēdo gjėje qėndron 0-ja, dhe kjo ndryshe quhet si Apeksi magjik, sepse ajo nė vete pėrmban tė gjitha ligjet, tė gjitha vibracionet dhe tėrė ekistimin tonė gjithėpėrfshirės. Zeroja ėshtė e pafundme, e pakapshme dhe e pėrhershme. Me tė, krijohet dhe mbaron jeta.

Numri 1. - Sipas mėsimit tė okultistėve, si nga Lindja ashtu edhe nga Perėndimi, ky numėr konsiderohet si simboli i Kozmosit, por, njėkohėsisht ėshtė dhe njė nga atributet e Zotit, drejtėsisė dhe tė energjisė hyjnore. Ky numėr gjithnjė e jep veten, edhe kur pjesėtohet edhe kur shumėzohet me vetveten.

Numri 2. - Sipas pitagorianėve ky ėshtė princip material, emocion fizik dhe i takon botės tokėsore. Dita e dytė e muajit tė dytė tė vitit i ėshtė dedikuar Plutonit, zotit tė nėntokės, botės sė ėndrrave. Hermetistėt dhe mistikėt perėndimor kėtė numėr e konsiderojnė si shenjė tė djallit, gjegjėsisht parim Satanist.

Numri 3. - Okulistėt besojnė se numri 3 ėshtė numri mė i pėrsosur, sepse ndėrton nė vete fillimin, mesin dhe mbarimin. Mė tej, mistikėt krishterė numrin 3 e identifikojnė me trininė e shenjtė (Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtė). Sipas mitologjisė indiane, ėshtė nė shenjėn e tri zotave: Brama, Siva dhe Visnu, gjegjėsisht, Zotit rindėrtues, Zotit mirėmbajtės dhe baraspeshės dhe Zotit shkatėrrues. Tė njėjtėn trini e kemi edhe nė mitologjinė greke dhe romake: Jupiteri, qė sundon me Qiellin, Neptuni, qė sundon me Dete dhe Plutoni qė sundon me Ferrin. Zeusi ose Plutoni, nė dorė mbajnė tre flakadanė, Neptuni nė dorė ka tredhėmbėshin, kurse Plutoni qenin me tri koka.

Numri 4. - Ėshtė numri i germave tė emėrtimit tė ZOTIT te shumė gjuhė tė botės: ZOTI (shqip), LORD (anglisht), DEUS (latinisht), DIEU (frėngjisht), ADAT (asiriane), SORU (persiane), GODH (danisht).... etj. Mė tej, janė katėr anėt e botės, katėr stinėt kryesore... etj.

Numri 5. - Numri 5 ėshtė simbol i unitetit tė njeriut me Kozmosin. Nė nivelin astral, shprehet si pentagram. Konsiderohet si numėr i madh mistik sepse formohet nga dy numrat kyē themelor: 2 si numrit tė parė ēift dhe 3 si numrit tė parė tek. Tė gjitha fuqitė natyrore ndėrtohen nė numrat nga 1 deri nė 5. 1 ėshtė mėvetėsi, 2 kundėrshti dhe 3 ėshtė bashkimi i tyre (ndėrtimi, baraspesha), 4 drejtėsia hyjnore, ndėrsa 5 ėshtė tėrėsia e tė gjithave sė bashku.

Numri 6. - Shumė mistikė mendojnė se 6 ėshtė numėr vetvetiu i pėrsosur, jo vetėm nga fakti se Zoti e krijoi gjithėsinė pėr 6 ditė, por ky numėr paraqet baraspeshėn nė mes tė makrokozmosit dhe mikrokozmosit (njeriut). Gjashtėshi pėrfitohet nga shuma e gjysmės sė vet si dhe nga shuma e njė tė tretave tė veta.

Numri 7. - Numri 7 konsiderohet si numėr i shenjtė, sepse paraqitet nė formė tė shtatė ditėve tė krijimit tė botės, shtatė ditėve nė javė. Mė tej, 7 ėshtė simboli i magjisė. Shpesh edhe nė popull dhe pėrralla tė ndryshme, dėgjojmė thėnien: pėrtej shtatė tokash e shtatė qiejsh, shtatė male e shtatė dete, etj.

Numri 8. - Nė Bibėl sipas Mateut, ėshtė numėr i lumturisė, fatbardhėsisė dhe bollėkut. Po ashtu mund tė merrej edhe si numėr kontradiktor. Nėse pjesėtohet me gjysmėn e vet fitohet 2, simbol i materializmit dhe botės tokėsore.

Numri 9. - Numėr vėrtet mistik, qė nėnkupton numrin 3 tė shumėzuar me vetveten. Pėrsosshmėri dhe tėrėsi, unifikimi i materiales dhe shpirtėrores, hyjnores dhe tokėsores, mashkullores dhe femėrores, dritės dhe errėsirės. Sipas teozofive dhe disa mistikėve, 9 ėshtė pavdekshmėria dhe shpirti hyjnor.

Adnan Abrashi-NANDA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://gjith-qka.forume.biz
 
Pitagora dhe magjia e numrave
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vasil Premēi: Magjia e pjergullės sė rrushit...
» Baki Ymeri:MAGJIA E KRISHTĖRIMIT DHE DRITA E DASHURISĖ
» MAZLLUM SANEJA:MAGJIA E FJALĖS POETIKE E XHEMIL BYTYĒIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: