www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.forume.biz
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Magjia e realizimit tė dėshirave jetėsore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Age : 28
Registration date : 30/12/2007

MesazhTitulli: Magjia e realizimit tė dėshirave jetėsore   Thu Jan 17, 2008 10:13 am

T'i njohim teknikat dhe metodologjinė e magjisė, me anėn e tė cilave do t'i realizonim shumė qėllime dhe synime tona jetėsore pa ndonjė vėshtirėsi tė caktuar. Kėto metoda, deri dje, janė konsideruar si tė fshehta, ashtu qė me to pėr herė tė parė do tė njoftoheni vetėm pėrmes revistės sonė.

▪ Nocioni magji, te shumica prej nesh, shkakton keqkuptim dhe frikė. Gjithnjė kur pėrmendet kjo urtėsi e lashtė, aludohet nė "sehire", "tė bėme" etj., me veprimin e sė cilave i shkaktohet dėm vetėm dikujt tjetėr. Magjia, nė realitet, ėshtė urtėsi dhe njohuri e caktuar e veprimit tė ligjeve shpirtėrore, dhe komunikim pėrmes aplikimit tė tyre pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara nė realitetin tonė objektiv.

E keqja, si pėrjetim nga realiteti, ėshtė relative dhe ajo varet se nė ēfarė drejtimi ėshtė orientuar realizimi i qėllimit tė caktuar, andaj edhe vetė magjia ėshtė neutrale dhe funksionin varėsisht se sa e orientojmė: nga pozitivja (magjia e bardhė), pėr realizimin e dėshirave tė caktuara praktike, si dhe nga negativja (magjia e zezė), duke i shkaktuar dėm personit tė caktuar pa dijen dhe vullnetin e tij. Edhe pse teorikisht, metodat e magjisė janė mistike dhe ruhen si fshehtėsi dhe privilegje, ato realisht, shpeshherė nė pėrditshmėrinė tonė zbatohen nė mėnyrė spontane nga ana e shumicės prej nesh, pa ditur se janė metoda tė njė njohurie shumė tė lashtė dhe mistike. Nė kėtė kontest, kemi njerėz qė kanė shumė suksese nė jetė dhe deri te qėllimet e tyre arrijnė pa ndonjė vėshtirėsi tė caktuar.


Si tė arrijmė sukses dhe si t'i realizojmė dėshirat dhe synimet tona pa ndonjė vėshtirėsi tė caktuar?

Njėra ndėr ligjet themelore tė magjisė ėshtė ligji i vizualizimit dhe principet themelore tė saj. Ky ligj mbėshtetet nė formimin e sa mė tė qartė tė figurės psikike, e cila duhet tė krijohet nė mendime nė formė tė parafytyrimit. Pėrmes kėtij principi mund tė realizohen tė gjitha dėshirat si dhe mund tė eliminohen shumė dobėsi tė personalitetit te ēdo individ, kuptohet, nėse do tė zbatohet nė mėnyrė parimore, duke iu pėrmbajtur ligjshmėrive dhe elementeve tė saj tė pėrcaktuara praktike.

Cilat janė elementet themelore tė vizualizimit?

Pėr ta zbatuar nė mėnyrė sa mė tė suksesshme kėtė ligjshmėri, si dhe pėr ta pasur atė pėrherė si praktikė nė rrugėn e realizimit tė dėshirave tona, do t'i prezantojmė pjesė principe parimore dhe konstruktive tė kėsaj ligjshmėrie, tė cilat deri nė kohėn e fundit janė ruajtur nė fshehtėsi (nėn betimin rigoroz) nga ana e shumė shkollave dhe kulteve tė edukimit psikik:

1. Principi i parė i ligjshmėrive sė vizualizimit ėshtė formimi i figurės sė qartė dhe precize tė dėshirės qė kėrkojmė ta realizojmė nė botėn materiale. Kjo ka tė bėjė me aftėsinė e madhe tė koncentrimit tė mendimeve nė figurėn e porsaformuar psikike. Qartėsia e njė figuracioni psikik, varet shumė nga koncentrimi, qė nuk e kanė tė zhvilluar dhe ushtruar disa persona, apo, nė anėn tjetėr, disa tė tjerė e kanė tė lindur. Figura psikike e porsaformuar, duhet tė jetė aq e qartė, sikurse ajo tė ketė ndodhur, vėrtet, nė botėn materiale. Shpeshherė, te fillestarėt paraqitet tendenca e shėtitjes sė mendimeve, qė ėshtė proces normal. Nėse gjatė formimit tė figuracionit tonė psikik tė dėshirės qė duhej realizuar, paraqitet kjo dukuri, atėherė nuk duhet shqetėsuar, pėrsėritni edhe njė herė nė mendime filmin psikik dhe dukuria e "shėtitjes sė mendimeve" me kohė do tė zhduket.

2. Si princip i dytė i ligjshmėrisė sė vizualizimit ėshtė mbushja dhe energji psikike e figuracionit psikik tė dėshirės qė pritet tė realizohet. Kjo nėnkupton ndjenjėn e kėnaqėsisė dhe tė sigurisė se dėshira e paramenduar ėshtė realizuar me tė vėrtetė. Edhe dyshimi mė i vogėl nė suksesin e realizimit tė vetė kėtij procesi, shkakton kundėr efekt dhe fillimi i dėshirės sonė, shndėrrohet nė fantazi tė thjeshtė. Ndjenja e sigurisė dhe besimit nė sukses mbush figurėn tonė psikike me energji pozitive. Sa mė e madhe ėshtė mbushja me energji e figurės psikike, aq mė shpejt do tė realizohet dėshira e kėrkuar. Andaj, gjithnjė nė bindje duhet ta keni si parim: teoria e Ajnshtajni se materia ėshtė vetėm energji e koncentruar nė njė cak, mbėshtet plotėsisht qėllimin e veprimit tė kėtij principi.

3. Principi i tretė i ligjshmėrisė sė vizualizimit ėshtė kapshmėria e dėshirės, qė nėnkupton mundėsinė reale praktike, se dėshira e caktuar mund tė realizohet. Ta zėmė: studenti posa e ka regjistruar fakultetin e mjekėsisė, nuk mund tė vizualizojė veten si kirurg tė famshėm botėror me prejardhje nga Kosova, sepse kjo dėshirė pėr momentin ėshtė e pakapshme. Shumė mė reale ėshtė qė studenti jonė i mjekėsisė ta vizualizojė dhėnien e provimit tė parė, regjistrimin e semestrit, likuidimin e vitit etj.

4. Principi i katėrt i ligjshmėrisė sė vizualizimit ėshtė njohja e teknikave tė psiko-magjisė. Ky princip nėnkupton se pėr zbatimin e plotė dhe me sukses tė ligjeve tė caktuara tė magjisė, duhet tė kemi njė njohuri elementare pėr teknikat e ndryshme tė ritualeve tė cilat aplikohen praktikisht. Me pėrpunimin e kėtij artikulli, ju lexues tė nderuar, njiheni me njėrėn prej teknikave qė pėr fillim me njėrėn prej teknikave qė pėr fillim ėshtė e mjaftueshme nė zbatimin e ligjit tė vizualizimit (atė ju veē jeni duke e bėrė nėpėrmjet kėtij artikulli).

5. Principi i pestė dhe i fundit i ligjshmėrisė sė vizualizimit ėshtė dhėnia e mundit apo veprimit tė pėrhershėm. Pa mund dhe lodhje tė caktuar nuk ka as rezultat. "Asgjė nuk bie, vetvetiu, nga qielli" - thotė populli, ose, "nuk kryhet fakulteti pa e nxe karrigen". Andaj, pa mund dhe besim tė sinqertė se dėshira e caktuar duhet patjetėr tė realizohet, nuk ka as sukses me kėtė ligjshmėri.

Koha e zgjatjes sė realizimit tė dėshirave pėrmes vizualizimit varet nga pėrpikėria e zbatimit tė vetė kėtyre principeve

Para se ta zbatoni teknikėn e pėrshkruar tė vizualizimit, si hap i parė qė duhet ta bėni ėshtė definimi i qartė i dėshirės jetėsore qė duhet realizuar. Hapi tjetėr ėshtė analiza e kapshmėrisė sė dėshirės, dhe sė fundi, duhet ta krijoni skenarin e filmit psikik qė duhet ta vizualizoni si dėshirė nė mendimet e juaja. Ta zėmė se njė kohė tė gjatė jeni pa banesė dhe dėshira juaj e flaktė ėshtė qė ta zgjidhni kėtė ēėshtje. Por, kot! Vitet kalojnė dhe ju jeni ende me qira, nė bodrume me lagėshti. Ja ky ėshtė momenti mė i pėrshtatshėm qė pėrmes magjisė sė vizualizimit ta realizoni dėshirėn e kamotshme. P.sh. vizualizojeni banesėn e juaj mentale me orendi tė reja nė to, kuzhinėn dhe erėn e gjellėve qė gatuhen nė tė, ndejeni qartė zhurmėn e fėmijėve si luajnė nė hapėsirėn e veēantė tė dhomės sė tyre, parafytyroni pamjen e bukur piktoreske qė shihet nga ballkoni, miqtė dhe mysafirėt qė ju pėrgėzojnė pėr banesėn e re dhe detajet tjera qė juve ju shkaktojnė kėnaqėsinė e ndjenjės sė njė realiteti tė vetė filmit psikik. Vizualizimi i kėsaj skene tė dėshirės sonė tė paraqitur si shembull, duhet tė jetė sa mė i qartė nė parafytyrimet tona... aq qartė, sa qė tė duket sikur reale nė botėn tonė materiale. Duke e shikuar kėtė film nė mendimet tuaja, regjisori i sė cilės jeni ju vetė, kėnaquni dhe pėrcilleni atė me emocionin e lumturisė. Mos dyshoni! Dyshimi sado i vogėl shkakton kundėrefekt. Filmin tuaj psikik tė vizualizimit pėrsėriteni sė paku dy herė nė ditė, preferohet patjetėr nė mėngjes posa tė zgjoheni tė shtriheni tė flini, ose do tė ishte e preferueshme ta praktikoni edhe gjatė ditės kur ndjeheni tė disponuar dhe tė relaksuar, pa ngarkesat e problemeve tė sė pėrditshmes. Ėshtė me rėndėsi ta dini se duhet tė jeni tė parapėrgatitur qė gjatė zbatimit tė metodės sė vizualizimit pėr realizimin e dėshirės sė caktuar, do tė hasni nė dukurinė e ashtuquajtur tė "periodave tė thata". Gjatė shfaqjes sė kėtyre periodave, do tė krijohet dyshimi se e tėrė kjo qė bėni janė "dokrra", "pallavra", "humbje e kotė e kohės", si dhe dyshimet e tjera tė ngjashme. Mos u shqetėsoni! Kėto janė tė natyrshme dhe do tė largohen brenda njė dite. Ju vazhdojeni procedurėn edhe mekanikisht, duke e bėrė atė si njė shprehi tė sė pėrditshmes. Mos e harroni kurrė njė urtėsi kineze e cila thotė: "Para agimit ėshtė terri mė i madh". Dėshirat tona qė realizohen nėpėrmjet metodės sė vizualizimit, nuk vijnė kur ne me padurim i presim, por ato vijnė spontanisht. P.sh. e takoni papritmas njė shok tė vjetėr qė ju ofron tė holla me kushte shumė tė volitshme tė kthimit, ose ai ėshtė vendosur jashtė vendlindjes dhe banesėn e vetė ua mundėson ta paguani me kėste mujore pėr njė afat mė tė gjatė etj. Pėrveē dėshirave materiale, me metodėn e vizualizimit mund tė eliminohen edhe shumė dobėsi tė ndryshme tė personalitetit tonė. Procedura ėshtė plotėsisht e njjtė, por dallohet vetėm filmi psikik qė duhet ta zbatoni posaēėrisht pėr kėtė qėllim. Ta zėmė, jeni koprrac ose keni tremė para auditoriumit tė gjerė. Ky problem u mundon kaherė dhe ju nuk keni zgjidhje, edhe pse ju e dini se paraqitja e vetė problemit ėshtė e panevojshme pėr atė moment. Nė kėtė rast mjafton ta krijoni njė film psikik qė duhet ta vizualizoni nė mendimet e juaja, si, p.sh., gjendeni nė njė shoqėri ku jeni nė qendėr tė vėmendjes. Nuk ndjeni tremė apo frikė dhe paraqiteni pėrplot guxim para njerėzve. Mbusheni kėtė figuracion me kėnaqėsi dhe ndiejeni atė si reale. Pas njė kohe tė zbatimit tė kėtij vizualizimit, spontanisht do tė vėreni se nga ju largohet frika dhe trema pėr t'u paraqitur para njerėzve tjerė. Me kėtė metodė mund t'i evitoni edhe shumė mangėsi tjera psikike sikurse janė, fobitė (frikėt), varshmėria nga duhani, alkoolizmi, narkomani, pėrtacia, koprracia etj.

Funksionimi i ligjshmėrisė sė vizualizimit

Njeriu, pėrveēse ėshtė qenie fizike me tė gjitha organet materiale tė pėrsosura tė funksionimit, ėshtė edhe qenie psikike qė pėrbėhet prej pjesės sė saj tė vetėdijshme dhe tė ndėrvetėdishme. Pėr pjesėn e vetėdijshme tė njeriut dihet mjaft, e errėt dhe e papėrpunuar mjaft. Hermetizmi dhe Okultizmi, si shkenca tė kulturave tė hershme, shumė e shumė para shkencės bashkėkohore, e ka njohur ndėrvetėdijen dhe pėr tė komunikuar me tė ka kultivuar shumė metoda psikike tė ruajtura (dhe qė ende ruhen) si fshehtėsi. Njėra prej metodave qė ende, deri nė kohėn e fundit, ėshtė konsideruar si e fshehtė ka qenė edhe metoda e vizualizimit. Te kjo metodė asgjė nuk ėshtė e komplikuar dhe e paqartė. Fjala ėshtė vetėm pėr gjuhėn, me anėn e sė cilės njeriu komunikon me inteligjencėn e tij tė paskajshme, qė ndryshe ne e kemi definuar edhe si ndėrvetėdije.

Ndėrvetėdija njeh dhe me pėrpikėri i zbaton tė gjitha urdhėratė, pa marrė parasysh pėrmbajtjen e tyre, me kusht qė ato tė vijnė nė mėnyrė tė pastėr dhe precize. Gjuha e vetme e komunikimit me ndėrvetėdijen ėshtė figuracioni psikik, gjegjėsisht parafytyrimi i tė gjitha veprimeve qė mė parė krijohen nė mendjen tonė. Nėse kėto mendime tė vizualizuara qartė mbushen me energji tė fortė emocionale, ndėrvetėdija me pėrpikėri do t'i realizojė nė tėrėsi. Pra, metoda e vizualizimit ėshtė vetėm gjuha tė cilėn e kupton dhe e njeh ndėrvetėdija jonė. Ne, si qenie njerėzore, gjatė aktivitetit tonė ditor mu pėrmes kėsaj metode, ndėrvetėdijes sonė i japim urdhra tė ndryshme pa qenė tė vetėdijshėm pėr to. Ēdo mendim ynė, sė pari, krijohet si figuracion psikik nė mendjen tonė, e pastaj ekziston nė realitetin material. Prandaj, duhet tė keni kujdes se ēfarė urdhra i jepni ndėrvetėdijes suaj. Fatin njeriu vetė e krijon, pikėrisht, pėrmes mendimeve tona pozitive ose negative. Mendimet janė tė pashlyeshme dhe regjistrohen nė ndėrvetėdijen tonė, duke pritur momentin e pėrshtatshėm tė realizimit tė tyre. Nėse ndėrvetėdijes i japim urdhra pėrmes mendimeve tona negative, atėherė ato varėsisht nga mbushja energjetike e tyre, nė momentin mė tė pėrshtatshėm do tė realizohen.
Nuk jemi nė kėtė botė, rastėsisht, tė marrshėm, pėrtacė, koprracė, pa banesė, tė varfėr etj. Kėtė realitet e kemi kėrkuar vetė. Ndėrvetėdija jonė i ka realizuar, sepse ashtu ka marrė urdhra nga mendimet tona pesimiste dhe negative.
Prandaj, pėr fund mendoni vetėm pozitivisht, sepse ēelėsi kyē i realizimit tė dėshirave tuaja jetėsore ėshtė nė ju, gjegjėsisht, te mendimet tuaja pozitive dhe negative qė ju i krijoni pėr veten.

Adnan Abrashi - Nanda
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://gjith-qka.forume.biz
 
Magjia e realizimit tė dėshirave jetėsore
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Probleme shėndetėsore pėr Behgjet Pacollin/ Operohet nė Lugano
» Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETĖ TĖ SHKRIMTARIT TĖ MADH
» Shqipja - gjuha qė lindi gjuhėt indo-europiane?
» LDK-ja nė diasporė vazhdon tė jetė prijatare e aktiviteteve
» Ndihma e juaj shpresa ime pėr jetė-Ta ndihmojmė Ismet Bytyēin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: