www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.forume.biz
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 VITRINA E LIBRIT NGA LSHAKSH

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli

avatar

Numri i postimeve : 36
Registration date : 11/09/2009

MesazhTitulli: VITRINA E LIBRIT NGA LSHAKSH   Sun Sep 20, 2009 2:42 pm

LIDHJA E SHKRIMTARĖVE ARTISTĖVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR(LSHAKSH) NĖ GJERMANI

Redaksia e Revistės “Muza Shqiptare”

Tė dashur krijues shqiptar nė mėrgatė! Tė dashur krijues shqiptar nė Gjermani!

Lidhja e shkrimtarėve, artistėve, dhe krijuesve shqiptar nė Gjermani,me aktivitetet e veta tė gjertanishme kulturore deri diku ka mbuluar kėrkesat kulturore tė mėrgimtarėve tanė shqiptar nė Gjermani, me aktivitete tė ndryshme kulturore ka afruar afėr njėri tjetrit, krijues tė ndryshėm, ka afruar krijuesit me bashkatdhetarėt e vet nė mėrgatė, ka afruar mėrgatėn shqiptare nė Gjermani me atdheun e vet Shqipėrinė e bashkuar, dhe ka bashkuar dashamirėt e fjalės sė shkruar me krijuesit e saj. LSHAKSH-ja nė Gjermani ka mbi njėqind anėtar nga tė gjitha qytetet e Gjermanisė, qe pėrfaqėsojnė pothuaj se tė gjitha veprimtaritė kulturore. LSHAKSH-ja ne Gjermani ka bėrė promovimin e dhjeta librave tė rinj nga anėtar tė saj dhe publikimin e tyre, disa ekspozita, nga piktorėt tanė si edhe ekspozitėn e fotografive nga lufta e z. Martin Ēunit,etj. Nė kėtė Lidhje gravitojnė poet, shkrimtarė, artistė tė skenės teatrore, tė kėngės, pastaj grupi i valleve, piktor dhe aktivist tė ndryshėm qe i kontribuojnė prezantimit dhe publikimit te aktiviteteve kulturore nė Gjermani. LSHAKSH-ja nė Gjermani ne vitin 2008, botoi Revistėn letrare “Muza Shqiptare” e parashikuar fillimisht dy herė nė vit,me pretendime qė ta botojmė mė shpesh kurdo qe te vijnė ditė mė tė mira. Revista ėshtė e formatit A4 me pėrmbajtje ekskluzivisht letrare dhe qe pėrfshinė mbi pesėdhjetė autor tė gjinive tė ndryshme letrare e kulturore. Pėr gjendjen e tanishme tė Lidhjes dhe pėr kontributin e gjertanishėm tė anėtarėsisė se saj me gjerėsisht do informoheni pas pushimeve verore.

Tė nderuar krijues shqiptarė, tė nderuar anėtar tė LSHAKSH-nė Gjermani!

Tani po pėrgatitem pėr botimin e numrit tė dytė tė Revistės; “Muza Shqiptare”. Ju lutem tė na dėrgoni punimet tuaja nga tė gjitha gjinitė letrare sa mė parė qe mundeni nė mėnyrė qe ta pėrgatisim numrin e dytė sė paku pėr festen e 28 Nėntorit.

Dergesat ne: palsokoli@hotmail.com ose te kontakti i Web.Faqes: www.unus.cabanova.de Ju lutėm qe ta ndihmoni aktivitetin tonė tė mėtutjeshėm me aktivitete te juaja, me krijime tuaja dhe me pagesėn e anėtarėsisė se Lidhjes sonė.

Pagesa e anėtarėsisė ndihmon direkt edhe vazhdimin e botimit tė Revistės”Muza Shqiptare”.

Ju lutem mos harroni ta paguani !

Alb. BSKK -in Deutschland e. V

Konto Nr. 7001704

BLZ. 45451060

Sparkasse Ennepetal- Breckerfeld

Pagesa vjetore eshte (minimumi);60 Euro.

Me shpresa qe kontributi juaj do na premtoj suksese tona te reja, pėrzemėrsisht ju pėrshėndes:

Redaktor pėrgjegjės i “Muza Shqiptare” dhe arkėtari i LSHAKSH-nė Gjermani

Pal Sokoli

Tel. 00491796756023






Pėr promovimin e kėtyre librave do ju informoj sa me shpejt me gjerėsisht,qe me gjasa do ta bėjmė me 3 Tetor ne Wuppertal





PANORAMĖ E BOTIMIT TĖ LIBRAVE TĖ RINJ

Lidhja e shkrimtarėve,artistėve dhe krijuesve shqiptar nė Gjermani se shpejti do tė organizoj promovimin e librave me tė rinj tė anuarve tė saj.

Martin Ēuni

THEMELET E JETĖS

(Rrėfime pėr fėmijė)

Redaktor Ali Sh. Berisha

Botues „Radio Kosova e lirė“

Prishtinė 2008

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

Libri “Themelet e jetės” Martin Ēunit pėrmban rrėfime tė cilat i pėrshkruan ne letėrkėmbim me mė tė dashurit e tij, pra me prindėr, bashkėshorten dhe fėmijėt e tij pėrgjatė kohės sa qėndroj nė burgjet serbe. Autori pėrmes kėtyre rrėfimeve, pėrshkruan jetėn e tij, si fėmijė, dhe jep shumė tablo tė jetės me mesazhe tė fuqishme pedagogjike pėr brezat e ri. Libri ėshtė komunikues, dhe prekės. Shkrimtari merr te gjitha bukurit e natyrės se atdheut, toponiminė dhe antroponiminė pastaj emra tė kafshėve etj. si protagonist, dhe me lojė prozaike, e kultivon dashurin ndaj tyre.

Rrėfimet janė shumė origjinale dhe te lexueshme, me pėrmbajtje tė pasur,dhe te lexuesi ngjall dashurin ndaj shumė gjėrave qe shumė shpesh i shpėtojnė pa e parė jo vetėm syrit te fėmijėve por edhe te tė rriturve.

Libri ka 110 faqe dhe ėshtė njė doracak pėr lexuesit e vegjėl,por edhe pėr tė rriturit(me ėndje e kam pėrjetuar edhe unė).















Avni Bellaina

HARMONIA E SHPIRTIT

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

Redaktor: Pal Sokoli

Recensent: Halil Haxhosaj

Botoj BK Blini. 2009

Gjakovė


Libri !Harmonia e Shpirtit” e Autorit Avni Bellaina ėshtė njė kontribut nė vargun e botimeve tė reja me pėrmbajtje tė mendimit pozitiv. Libri merret me probleme gnoseologjike ku si qendėr merr njeriun dhe aktivitetin e orientuar tė tij. Libri hapėt me pyetjen “Ēka dėshironi ju?”pastaj pėr dashurin, manifestimi i mendjes e deri tė problemi ontologjik apo i qenies. Njeriu ballafaqohet nė jetė me tė gjitha kėto probleme, por duhet te dalloj njė vijė tė kufizimeve deri tė qėllimi i jetės. Autori ėshtė njėri ndėr seminaristėt e parė tė mendimit pozitiv,dhe kjo libėr pėrmban mbresa qe ka pėrjetuar pėrgjatė ligjėratave mė pėrmbajtje tė tillė.

Sa do qe librat me pėrmbajtje tė tilla edhe pse bazohen nė pėrjetime e raste konkrete, kanė edhe subjektivitetin qoftė tė rrėfimtarit. qoftė tė autorit.

Libri ėshtė 65 faqesh dhe pėr lexuesit shqiptar deri tani kohėve tė fundit kjo lloj krijimtarie ėshtė diēka e re.


















Liman Zogaj

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

SHTIGJET E DRITĖS

Redaktor:Din Mehmeti

Recensent: Halil Haxhosaj

Botoj. Blini BK

Gjakovė 2009

Poeti Liman Zogaj doli me librin e tij tė dytė poetik “Shtigjet e Dritės”me tė cilin libėr autori po dėshmon se gjithnjė e mė shumė po e avancon penėn e tij.

Libri ka katėr kapituj qe edhe pse tė veēantė pėrbėjnė njė tėrėsi tė bukur poetike.

Brezat qe kėrkonin liri-ėshtė kapitulli i parė qe poeti komunikon,me pėrjetimet dhe fatin e kombit, pastaj me monumentet, varret dhe me figurat e ndritshme tė kombit.

Shtigjet e dritės-kapitulli i dytė qe poeti pėrmes tė ligjėrimit poetik tė figurave me tė dashura tė tij duke filluar nga ato tė familjes e deri tė ato tė sakrificės qe si pėr ēudi poeti i sheh se si fati ynė pėrsėritet nėpėr kohė, dhe qe autori brenda kėtij pėrjetimi fsheh edhe mesazhin e dritės. Nė kapitullin e tretė Nė buzėqeshjen e saj- poeti Liman Zogaj pėrkufizohet ne njė lirizėm qe nuk mund ta shkėpus nga malli e mallėngjimi,nga loja dhe ekzistenca qe dikur duhet tė buzėqeshi. Biografia e dhimbjes-ėshtė kapitulli katėrt kur poeti ballafaqohet me realitetin e tij nė jetėn e mėrgimtarit,me plagėt,mė udhėtimin e tij nėpėr natė i dukėt se ka humbur hapin. Pas Librit tė parė “Kosovė nuk ta mora Diellin”poeti Liman Zogaj na sjelli “Shtigjet e dritės” nė duart e lexuesve tanė.

Libri ka 110 faqe dhe pasuron vėrtet vitrinėn e letėrsisė sonė shqiptare.













Sabahate Byci

ZAMBAKU I GJAKOVĖS

Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.

Redaktor: Besim R CENGU

Reēenca: Ymer DOMI

Korektor: Ferit Dida

Paraqitja grafike: Ornela Bita

Shtėpia botuese: Geer,2009 Tiranė

Ka shumė kohė qe poetja Sabahate Byci na ėshtė paraqitur nėpėr periodikun ton letrarė,por tani na erdhi me njė vepėr poetike tė emėruar “Zambaku i Gjakovės”

“Tematika e krijimeve poetike ėshtė me tė vėrtetė mbresėlėnėse. Pas leximit tė faqes sė fundit tė kėtij vėllimi, ndjehen qartė gjurmėt qė lė ēdo poezi nė ndėrgjegje tė lexuesit. Pėrmes penelatave tė holla dhe pėrzgjedhjes sė fjalės, poetja ka aftėsinė qė tė ftojė e tė fusė brenda botės sė saj, tė bėn pėr vete me mendimin e vet drejtpėrdrejt pa vėshtirėsi.

Nga ana tjetėr kėtė e them, se edhe pse kėto poezi, i shkruan njė shpirt i ndjeshėm njeriu qė jeton larg vendit ku ka lindur dhe qė (pėr fatin e mirė) nuk ka rėnė nė pellgun e nostalgjisė qė shpesh herė bien duke u kapur “mat” krijuesit e larguar nga vendlindja pėr shkaqe kėrkimit tė njė jete mė tė mirė diku tjetėr“ do thoshte Redaktori Besim Cengu pėr ketė pėrmbledhje poetike tė Sabahate Bycit. Tematika krijuese e poetes Sabate Byci edhe pse jeton nė mėrgatė janė vendlindja tė afėrmit, toponomastika dhe figurat e rrethit ku autorja ėshtė rritur,dhe me tė cilėt ėshtė rritur,figurat rriten edhe mė shumė si personazhe kur autorja tanimė jeton larg tyre.

Pėrmbledhja poetike “Zambaku i Gjakovės”ka 60 poezi dhe ėshtė njė vepėr sublime poetike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
VITRINA E LIBRIT NGA LSHAKSH
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dorėshkrimi i librit tė Hysen Kėqikut nė gjuhėn rumune

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Poezi Dashurie-
Kėrce tek: