www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.forume.biz
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Astrologjia dhe shendeti vazhdim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Age : 29
Registration date : 30/12/2007

MesazhTitulli: Astrologjia dhe shendeti vazhdim   Thu Jan 17, 2008 1:47 pm

VIRGJĖRESHA: Brengosja pėr shėndetin
Shenja e dytė tokėsore, virgjėresha, sikurse edhe analogia e saj, shtėpia e gjashtė, nė astrologji ėshtė e ngarkuar me shėndetin dhe higjienėn. Kjo ėshtė shenjė qė synon pėrsosurinė dhe dėshiron t’ua bėj qejfin tė tjerėve, pėr ēka shpesh ėshtė e brengosur, e pasigurt dhe pasive. Ne lukthin dhe nė sistemin tretės tė personit me kėtė shenjė do tė reflektohen tė gjitha situatat nėpėr tė cilat kalon dhe ėshtė sė tepėrmi e ndjeshme kur ėshtė fjala pėr ushqimin. Brengosja mė e madhe e kėsaj shenje ėshtė brenga pėr shėndetin, por nėse ėshtė e tepruar kthehet nė hipokondri. Pjesėt e trupit dhe organet tė cilat i drejton janė: stomaku i poshtėm, mėlēia, pankreasi, lukthi dhe sistemi nervor.
Virgjėresha shpreh manifestime trupore tė stresit, ndėrsa funksionet trupore tė cilat i udhėheq janė absorbimi i materieve ushqyese dhe lėvizja e muskujve tė barkut tė poshtėm. Mė sė shpeshti sėmuret nga pengesat e tretjes, helmimi, nervozat e lukthit, kapsllėku, sėmundjet e zorrėve, mėlēisė dhe pankreasit.
Ushqimi pėr tė ėshtė pjesė e rėndėsishme nė jetė, por nuk do tė duhej ta lėrė anash as aktivitetin e rregullt fizik. Mė sė shumti do t’i pėrgjigjej vozitja me biēikletė, sepse do ta pėrmbushte nevojėn e tij pėr lėvizje praktike dhe tė kursyer. Po kėshtu do t’i ndihmonin edhe teknikat e frymėmarrjes, meditimit dhe masazhi me vajra eterikė. Me rėndėsi ėshtė se ushqimi i pasur me pejza dhe drithėra tė shumėllojshme ndihmon nė tretjen mė tė mirė.
Aktiviteti trupor: Volejbolli nė rėrė
Virgjėreshat janė mjaft ngathėta nė pikėpamje tė shėndetit tė tyre, derisa nė aspektin intelektual gjithnjė janė tė gatshme pėr aksion. Pėr to sporti ideal ėshtė volejbolli dhe veēmas volejbolli nė rėrė, si njė lojė dinamike dhe argėtuese, e cila gjithnjė ofron shoqėri, argėtim dhe sport nė ajrin e freskėt. Ndėrsa ajo qė virgjėreshat me siguri i ngazėllen nė kėtė sport ėshtė komponenti mental, i cili nga to do tė kėrkojė vėmendje, pėrqendrim dhe reagim tė shpejtė.

PESHORJA: Baraspesha dhe emocioni i trupit

Peshorja simbolizon rregullin dhe baraspeshėn. Ka konstruksion tė mirė dhe mekanizėm tė fortė mbrojtės. Gjėja mė e rėndėsishme pėr tė nė jetė ėshtė dashuria dhe martesa e mirė dhe nėse nė kėtė pikė ėshtė e pakėnaqur do t’u nėnshtrohet stresit dhe sėmundjeve. Shumė vėmendje i kushton dukjes sė jashtme, i intereson qė tė duket e bukur dhe atraktive dhe nėse ėshtė nė modė zaifllėku, do tė durojė pa ngrėnė derisa ta arrijė peshėn e synuar. Pėr kėtė shkak ėshtė e prirė pėr telashe psikosomatike dhe ērregullimeve nė ushqim pėr tė cilat nė kohėt moderne flitet gjithnjė e mė shumė, buliminė dhe anoreksinė.
Nė Zodiak shtrihet nė pjesėn e tij tė mesme, ndėrsa nė trupin e njeriut udhėheq barkun (pjesėn e poshtme) dhe organet qė ndodhen aty – organet abdominale, ijėt, gjėndrat mbiveshkore, veshkat. Meqenėse ėshtė shenjė qė kujdeset pėr anėn e jashtme, asaj i takon edhe mbėshtjellėsi i trupit, lėkura dhe mishi. Ėshtė e prirė pėr alergji dhe telashe dermatovenerologjike, sėmundje nė kryqe, dhimbje koke, tretje problematike dhe mungesė baraspeshe hormonale e minerale. Ėshtė e ndjeshme edhe nė rrezet e diellit, ndaj ėshtė me rėndėsi qė t’i shmangė dhe qė rregullisht e me kujdes ta mirėmbajė lėkurėn. I rekomandohet vaj eterik i trumzės, shumė ujė burimi e pemė, si dhe ēaj uvini me qėllim tė pastrimit tė veshkave dhe tė kanaleve tė urinės.
Aktiviteti trupor: Joga Pėrfaqėsuesit e peshores bukur fort i ndiejnė pasojat e jetės dinamike, por qė tė funksionojnė normalisht kanė nevojė pėr baraspeshėn ndėrmjet trupit dhe shpirtit. Joga do t’u ndihmojė qė ta forcojnė trupin dhe qė me qartėsi ta shikojnė forcėn shpirtėrore qė fshihet nė ta. Pėr fillim ju rekomandohet njė ushtrim i shkurtėr i meditimit: rrini ēlirėt, uluni kėmbėkryq, shpinėn mbajeni drejt dhe mbyllni sytė. Pastaj provoni ta vizualizoni dhomėn, diellin qė krejtėsisht ngadalė paraqitet nė horizont dhe i cili gjithnjė e mė shumė e shndrit qiellin, duke e krijuar atmosferėn e qetėsisė hyjnore. Meditoni pėrditė nė njė kohė tė caktuar, mė sė miri nė mėngjes, ose nė mbrėmje.

AKREPI: Aftėsia e regjenerimit

Kėtė shenjė ujore e veēon energjia e jashtėzakonshme dhe konstrukti i fortė muskulor, madje edhe kur personi ėshtė shumė i bėshėm. Ėshtė i fortė dhe i qėndrueshėm, ndėrsa falė sunduesve, Marsit dhe Plutonit, shpejt e merr veten edhe pas sėmundjeve tė rėnda. Ėshtė erotik dhe epshor dhe qė tė funksionojė normalisht ėshtė me rėndėsi tė ketė jetė tė kėnaqshme seksuale.
Ėshtė i prirė pėr ndezje tė cilat i karakterizojnė temperaturat e larta dhe dhimbjet e forta, mirėpo, pasi qė tė shėrohet, ndihet mė i fortė se mė parė. Udhėheq pjesėn e trupit nėn stomak; gjenitalet, zorrėn e urinės mėshikėzėn, shpretkėn dhe zorrėn e trashė.
Sundimtari i tij ėshtė Marsi, bartės i parimit mashkullor dhe aftėsisė prodhuese, ashtu qė njėri nga funksionet e tij ėshtė pjelloria e mashkullit. Te gratė udhėheq ciklin menstrual dhe lindjen, dėshtimin spontan dhe abortin. Rregullon djersitjen dhe proceset e zbrazjes, ndėrsa, nė rast tė sėmundjes, ėshtė i prirė pėr format alternative tė shėrimit.
Ngahera i ka sėmundjet e organeve seksuale dhe venave, ndezjet virusale, sėmundjet ngjitėse, helmimet, sėmundjet kėrpudhore dhe sėmundjet psikike – psikozat e ndryshme, paranojat, skizofreninė. I ndihmon gjumi i shėndoshė, akupunktura, ndėrsa nga ushqimet tė cilat ia sjellin energjinė janė – grozhla, farat, lajthitė, arrat si dhe radhiqja e rrodhja pėr pastrim.
Aktiviteti trupor: Vallėzimi
Aktivitet ideal pėr akrepat ėshtė vallėzimi, meqenėse kjo disiplinė i bashkon shpirtin dhe trupin. Me aplikimin e shpeshtė tė vallėzimit akrepat do ta fitojnė njė vetėbesim mė tė madh dhe kondicion tė mirė.
Pėrveē vallėzimit, u rekomandohet edhe njė ushtrim i cili i mėnjanon pengesat psikosomatike: shtrihuni nė dysheme, fikeni dritėn dhe dėgjoni muzikė klasike sipas zgjedhjes suaj. Pastaj filloni tė bėni lėvizje spontane, harmonike dhe shumė tė ngadalshme, sikur tė dėshironi tė shkriheni me muzikėn qė ju rrethon.

SHIGJETARI: Nė trupin e shėndoshė – shpirti i shėndoshė!
Shigjetari ėshtė shenja e fundit e zjarrit, me energji dhe temperament mė tė pėrmbajtur se shenjat e tjera, dashi dhe luani. E veēojnė optimizmi i pashuar dhe shpirtgjerėsia, energjia e madhe dhe shpirtmirėsia.
E do sporti dhe i pėrmbahet kultit tė trupit, nė frymėn e thėnies olimpike "nė trupin e shėndoshė – shpirti i shėndoshė!". Mirėpo, shpirti i tij aventurier dhe prirja pėr hedonizėm mund tė mbizotėrojnė, ashtu qė gjithnjė e mė shumė do t’u japė pėrparėsi kėnaqėsive tokėsore kundruall aktivitetit tė theksuar fizik. Njėsoj si demi, krahas tė cilit shigjetari ėshtė shenja prijėse hedoniste e Zodiakut, di ta teprojė nė gosti dhe nė dembelosje.
Alkooli dhe pijet e gazuara, ėmbėlsirat dhe ushqimi i yndyrshėm, janė ato qė mė sė shumti i dėmtojnė organet tė cilat i sundon shigjetari: mėlēinė dhe tėmėlthin. Kjo shenjė udhėheq me pjesėn e trupit nėn shpinė: kėrdhokullėn, komblikun dhe mėlēinė e tėmėlthin. Proceset trupore tė cilat janė nėn kontrollin e tij janė qarkullimi dhe enzimet, tretja, eliminimi i materieve helmuese. Ėshtė i prirė pėr problemet e lindura me kėrdhokullat, ndrydhjen e kėrdhokullave, reumėn, ishijasin, sėmundjet e mėlēisė, helmimin, ndezjen e venave dhe sėmundjet e gjakut.
Pėr shėndet tė mirė dhe mbajtjen e kondicionit ėshtė e domosdoshme qė tė qėndrojė larg ushqimit tė dėmshėm, alkoolit dhe duhanit. I bėjnė mirė sparogat, lule dylli, angjinarja dhe rikola.
Aktiviteti trupor: Streēingu (tė zgjaturit)
Pėr ta pėrmirėsuar muskulaturėn shigjetarėt te streēingu gjejnė njė metodė tė shkėlqyeshme. Mirėpo kėtė sport duhet ta aplikojnė me durim dhe me kujdes, sepse ai nuk duron lėvizje tė forta dhe me rrėmbim. Tė gjitha lėvizjet gjatė streēingut duhet tė jenė tė matura dhe gracioze.
Si hyrje nė kėtė sport rekomandohet njė ushtrim shumė dobiprurės: shtriheni nė ijė duke u mbėshtetur nė bėrryl dhe e ngrini kėmbėn lart dhe duke e mbajtur me dorė plotėsisht drejt. Nėse nuk arrini qė me shuplakė ta kapni shputėn e kėmbės sė shtrirė, pėr fillim pėrpiquni qė ta kapni nyjėn e kėmbės. Nė njė pozitė tė tillė qėndroni plotėsisht tė palėvizshėm 30 sekonda, ndėrsa, pas kėsaj, ngadalė ndėrrojeni kėmbėn. Brenda njė kohe tė caktuar, pėrsėriteni gjatė ditės disa herė kėtė ushtrim.

BRICJAPI: Kėmbėngulės drejt shėrimit
Pėr bricjapin thuhet se ėshtė si vera – sa mė i vjetėr aq mė i mirė ėshtė! Ngjashėm do tė mund tė thuhej edhe pėr shėndetin e tij. I sėmurė nė fėmijėri, por me kalimin e viteve bėhet mė i fortė, mė i lidhur dhe mė i qėndrueshėm. Sunduesi i saj Saturni i ftohtė dhe i ashpėr trupin ua nėnshtron sėmundjeve tė shumta, por njėkohėsisht e ushqen me pėrvoja dhe "antivirusė". Bricjapi nė kėtė mėnyrė e zhvillon vetėdijen pėr vetėndihmėn, e di se ēka i bėn dėm, ēka i ndihmon dhe nė mėnyrė tė disiplinuar ndjek udhėzimet e profesionistėve. Nuk ėshtė i prirė tė improvizojė, shpreh mosbesim pėr pseudomjekėt dhe ndaj ēdo gjėje qė ėshtė joshkencore dhe e paverifikuar.
Te trupi i njeriut i udhėheq eshtrat, nyjat, gjunjėt, thonjtė, dhėmbėt, lėkurėn dhe flokėt. Megjithėse i frikohet stomatologut, analizave tė gjakut, shpimit dhe ndėrhyrjeve tė ngjashme mjekėsore, nėse diēka do t’i ndihmonte qė tė shėrohej dhe qė dhimbja t’i pushonte do ta duronte nė mėnyrė stoike. Funksionet qė i rregullon janė: ngurtėsimi, dregėzimi i plagėve, zėnia e gjakut, sedimentacioni. Ėshtė i prirė pėr thyerje eshtrash, lumbago, reumė, anemi, anoreksi, mungesė tė mineraleve dhe sėmundje tė psikikės, sikundėr janė paranoja, fobia dhe depresioni. I nevojitet vetėdijesimi dhe ndėrgjegjėsimi gjithnjė e mė i madh, por mė sė shumti treningu autogjen, meditimi dhe shoqėrimi me persona te kthjellėt dhe tė durueshėm.
Aktiviteti trupor: Alpinizmi
Bjeshkėt janė mbretėria e vėrtetė pėr bricjapėt qė duan vetminė. Nė mėnyrė qė ta fitojnė energjinė trupore dhe qetėsinė shpirtėrore, mė sė miri e kanė qė tė shkojnė nė piknik tė gjatė nė bjeshkė sa herė qė kanė mundėsi. Atje do tė jenė tė rrethuar nga ajri tėrėsisht i pastėr dhe nga qetėsia aq shumė e nevojshme, ndėrkohė qė shikimi nga lartėsitė do t’i pėrmbushė me njė ngazėllim tė veēantė. Shėtitjet nėpėr bjeshkė njėkohėsisht do ta pėrmirėsojnė ndėrrimin e materieve nė organizmin e tyre, ashtu qė pas njė pushimi tė tillė tė shėndetshėm, bricjapėt do tė kthehen plotėsisht tė rilindur. Bricjapėt nė aspektin e ndėrmarrėsisė janė shumė tė qėndrueshėm, ndaj u pėrgjigjet ecja e gjatė, madje edhe maratona.

UJORI: Problemet me vena
Shenja e fundit e trinisė ajrore ėshtė ujori i paadaptueshėm dhe origjinal. Veēantinė e tij disa e quajnė problem psikik, pa u pėrpjekur fare qė ta kuptojnė se ai e sheh botėn nė njė mėnyrė tjetėr. Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje mė sė miri ndihen kur nuk duhet t’u pėrshtaten tė tjerėve; kur bėjnė atė qė duan, ndihem mirė dhe tė shėndetshėm!
Meqenėse kjo shenjė e drejton qarkullimin e gjakut e tė limfės dhe udhėheq me pjesėn e poshtme tė trupit, nėngjurin dhe nyjat e kėmbės, njėkohėsisht kjo edhe do tė jetė pjesa e saj e lėndueshme. Pėrfaqėsuesit e saj janė tė prirė tė kenė telashe me qarkullimin e gjakut e tė limfės, venat varikoze, kėmbėt e sėmura dhe tė ėnjtura, shputat e rrafshėta, koagulimin e gjakut, frakturat, distorsinė e nyjave tė kėmbės dhe mungesės baraspeshės hormonale e ērregullimet psikosomatike.
Disa telashe mund tė lindin edhe si pasojė e mėnyrės sė jetės. Meqenėse nuk ka njė kufizim nė kėrkesat e tij dhe duke qenė kureshtar do tė provojė gjithēka do t’ia shkatėrrojė vetes shėndetin. Nė kėtė mėnyrė konstruktin e mirė qė e ka nga lindja do ta dėmtojė me mėnyrėn jo tė shėndoshė tė jetės, me gjumin e parregullt dhe ushqimin gjithashtu tė parregullt. I pranon format alternative tė shėrimit dhe mjekėsinė natyrore. Nga vajrat eterike mė sė shumti i ndihmojnė rozmarina pėr pėrdorim tė jashtėm, ndėrsa valeriana pėr pėrdorim tė brendshėm – pėr qetėsim dhe gjumė tė mirė.
Aktiviteti trupor: Ēiklizmi
Biēikleta ėshtė mjet transporti, i cili pėr shumė ujorė njėkohėsisht ėshtė edhe aktiviteti mė i mirė sportiv. Vozitja me biēikletė do t’i ndihmojė pėr t’i kapėrcyer vėshtirėsitė dhe depresionin, duke i bėrė mirė trupit dhe shpirtit tė tij. Tė etshėm pėr liri dhe pavarėsi, ujorėt mbi biēikletė do tė ndihen sikur peshku nė ujė. Nėse e shfrytėzojnė kohėn e bukur pėr vozitje me biēikletė jashtė qytetit, vetėm ose nė shoqėri tė kėndshme, do tė ndihem mė tė shėndetshėm dhe mė tė qetė, por do t’u pėrmirėsohet edhe qarkullimi nė vena.

PESHQIT: Telashet psikosomatike
Nė fund tė Zodiakut na presin peshqit e grumbulluar e tė bashkuar, tė preokupuar nė botėn e tyre tė imagjinatės dhe tė emocioneve tė pėrjetuara. Pėrfaqėsuesit e kėsaj shenje janė tė ndjeshėm nė ēdo pikėpamje, ndėrsa, nėse mėsohen qė herėt me tableta dhe medikamente tė ndryshme, do t’ia krijojnė vetes edhe njė problem shėndetėsor.
Peshqit janė intuitivė, tė ndjeshėm, sakrifikues, por jostabilė nė aspektin psikik. Nėse i nėnshtrohen influencės sė huaj dhe nėse ajo ėshtė negative, edhe vetė do tė shkojnė nė drejtim tė gabueshėm. Janė tė prirė pėr telashe psikosomatike, varėsi tė ndryshme dhe ērregullime tė gjumit.
Shenja e peshqve udhėheq shputat, simbolikisht edhe me baraspeshėn ndėrmjet pjesė sė epėrme dhe tė poshtme tė trupit, ndėrmjet trupit dhe shpirtit, ėndrrės dhe zhgjėndrrės. Nėn drejtim e kėsaj shenje janė muskujt, ligamentet, eshtrat e kėmbės, thembra, pastaj hipofiza cerebrale dhe ajo e membranės. Funksionet trupore tė cilat i udhėheq janė: aktivitetet psikike dhe kontrolli i hormoneve. Krahas sėmundjeve tė ndryshme, tė lindurit nė kėtė shenjė janė tė prirė edhe pėr ērregullime tė metabolizmit dhe qarkullimit, frakturat dhe deformimet e shputave. Sikundėr edhe te ēdo shenjė tjetėr ujore, edhe pėr ta uji (dhe tė gjitha lėngjet) ka cilėsi shėruese. Veēmas do t’u pėlqejnė noti, masazhi me vajra eterike, balta shėruese, ēajet natyrore, joga dhe meditimi.
Aktiviteti trupor: Noti
Shumica e peshqve e adhuron verėn vetėm pėr faktin se mund tė notojnė sa tė duan. Noti nė pishinė nuk u pėlqen gjithaq, sepse mė shumė e duan ambientin natyror. Tė lumtur qė gjenden pranė ujit, do t’i bashkojnė kėnaqėsinė me dobinė, duke i falur trupit tė tyre kėnaqėsi tė pėrditshme nė kėtė sport tė dobishėm. Mirėpo, noti nganjėherė mund tė bėhet i rrezikshėm pėr ta. Tė etshėm pėr romantikė dhe qetėsi, do tė mund tė rrėmbeheshin plotėsisht, duke e harruar rrezikun qė mund tė vijė si pasojė e qėndrimit tė gjatė nėn rrezet e diellit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://gjith-qka.forume.biz
 
Astrologjia dhe shendeti vazhdim
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: