www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.forume.biz
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Fuqia e gurit dhe Zodiaku

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Age : 28
Registration date : 30/12/2007

MesazhTitulli: Fuqia e gurit dhe Zodiaku   Thu Jan 17, 2008 1:36 pm

Fuqia e gurit dhe Zodiaku
Shumė civilizime kanė konsideruar se guri ėshtė simbol i fuqisė hyjnore…

Nė kohėt parahistorike guri ka shėrbyer si vegėl dhe si armė. Mite tė shumta na mėsojnė se si disa krijesa hyjnore kanė lindur nga guri. Nė Lindje, guri shėnonte praninė e hyjnores dhe para tij njerėzit pėrkuleshin me pėrdorimin e vajit dhe tė gjakut. Kėshtu, nga guri ėshtė bėrė altari.

Guri i cili ka rėnė nga qielli ėshtė i ndryshėm nga tė tjerėt dhe rėndom lidhet me hyjnoren, ngjyrėn e zezė, hėnėn, feminitetin, ose pėrgjithėsisht me amėsinė. I tillė ėshtė rasti me gurin e zi, tė cilin e kanė adhuruar nė Pesinonci, nė Frigi, si hyjneshėn e madhe Cibelėn. Njė gur i ngjashėm i zi gjendet edhe nė brendinė Qabesė nė Mekė (tė mos harrojmė se islami ėshtė religjion me simbolizėm shumė tė theksuar lunar).

Nė mitologjinė greke guri e paraqet zotin mė tė madh ndėr tė gjithė zotat, Hronosin ose Saturnin, i cili ka jetuar me frikėn se ndonjėri nga tė bijtė do ta dėbonte nga froni, sikundėr kishte profetizuar babai i tij, Urani. Pėr kėtė shkak ai fėmijėt e tij, menjėherė pas lindje, i kishte ngrėnė. Megjithatė, gruaja e tij Rea, me qėllim qė ta shpėtonte Zeusin, e kishte mbėshtjellė njė gur nė pelena dhe ia kishte dhėnė Hronosit pėr darkėzėn e tij. Kishte mbetur historia legjendare: kur Zeusi ishte rritur ia kishte dalė qė ta rrėzonte babanė nga froni.

Guri i ēmueshėm ose gjysmė i ēmueshėm e ka rolin e tij edhe nė Zodiak. Do tė fillojmė nga diamanti, margaritari i cili tradicionalisht lidhet pėr shenjėn e dashit.

Diamanti ėshtė mbrojtėsi i atyre qė janė tė lindur nė shenjėn e dashit. Diamanti ėshtė gur i ēmueshėm vezullues me ngjyrė tė bardhė ose tė kaltėr tė ēelė dhe tradicionalisht ėshtė konsideruar simbol i pastėrtisė dhe virgjėrisė. Sipas legjendės, e mbron atė qė bart nė anėn e majtė tė trupit. Gjithashtu besohet se diamanti e forcon besnikėrinė e dy dashnorėve, ndaj kėtu duhet kėrkuar shkakun se pse haset aq shpesh ne unazėn e fejesės. Romakėt e vjetėr kanė besuar se diamanti i sjell fat luftėtarit dhe prandaj e bartnin si njė hajmali. Megjithatė, ky gur i ēmueshėm shpesh ka sjellė edhe fatkeqėsi, posaēėrisht atyre qė e kanė lakmuar sė tepėrmi.

Nė qoftė se diamanti ėshtė dhuratė, ose shprehje e besnikėrisė dhe dashurisė, kurrė nuk sjell fatkeqėsi. Deshve diamanti u sjell fat, fuqi dhe i mbron nga e keqja.

Zgjedhja mė e mirė pėr deshtė ėshtė qė bashkėrisht tė bartin diamant dhe safir, sepse veprimi i dobishėm i tė dy gurėve rritet. Pėrndryshe safiri ėshtė njė margaritar me ngjyrė tė kaltėr tė ēelė, i cili sjell fat dhe dashuri. Thuhet se si njėherė kur nga thesari i njohur i Turqisė ishte vjedhur safiri, ai e kishte humbur shkėlqimin dhe ngjyrėn! Safirėt mė tė vlefshėm janė ata me ngjyrė qielli, por mund tė ndeshen edhe me ngjyrė tė purpurt, tė verdhė, ngjyrė trėndafili ose tė kaltėr. Nė kohėt e moēme, besohej edhe se mbron nga magjistarėt. Nė mesjetė pėrdorej si hajmali pėr sėmundjet e syve.

Diamanti si mbrojtje shėndetėsore

Fomula: C (njė format e kristalizuara tė elementit tė karbonit)
Fortėsia: 10
Vendndodhjet: Afrika Jugore, Arkanzasi, India, Brazili, Borneo, Australia
Ngjyra: Kryesisht i pangjyrė dhe i tejdukshėm, por mund tė jetė edhe i kaltėr i mbyllėt, i kuq, i verdhė, i gjelbėr dhe i zi me vezullim

Diamanti ėshtė mbrojtės i shpirtit, i ndihmon mendimit tė qartė dhe tė pavarur.

Ka veprim preventiv te sėmundjet e zemrės, tė veshkave, madje edhe nė stadet e avancuara tė sėmundjes. Eliksiri i shkrin gurėt nė veshkė dhe nė tėmėlth.

Ndihmon te sėmundjet e lukthit, zorrėve, pastaj te sėmundjet e eshtrave, te dhembja e kokės, problemet me boshtin kurrizor, leucemia dhe stimulon gjėndrat. Pėrdoret edhe pėr rehabilitimin, shėron dejtė e hollė tė ēarė nė kokė dhe nė organe tė tjera. Sforcon vullnetin gjatė kurave tė ndryshme dhe ndihmon nė lėnien e duhanit.

Pėrdoret si i papėrpunuar dhe i pėrpunuar. Duke marrė parasysh se gjendet rrallė dhe se ka njė ēmim tė lartė pak pėrdoret nė kristaloterapi.

Kėtij kristali nuk i nevojitet as zbrazja dhe as mbushja, sepse ėshtė energji e pastėr.

Shenjės zodiakale tė demit i pėrgjigjet margaritari i quajtur smaragd…

Smaragdi ėshtė simbol i menēurisė dhe i pavdekėsisė. Nė kohėt e lashta i takonte atributi i “ndjekėsit tė stuhive” dhe i forcės qė tė ndihmojė lirimin e robėrve. Ngjyra e tij e gjelbėr ėshtė simbol i ujit, shiut tė pjellor (smaragdėt e kaltėr i kushtoheshin Venerės). Thuhet se nė pranverė, kur gjithēka gjelbėrohet, ai e dyfishin aktivitetin.

Legjendat mesjetare thonė se smaragdi, nė tė vėrtetė, vjen nga ferri, nga kurora e Luciferrit dhe se pikėrisht pėr kėtė ėshtė nė gjendje qė t’i mposhtė fuqitė demoniake.

Sot smaragdi u rekomandohet fėmijėve tė vegjėl, tė cilėt vuajnė nga gjumi i paqetė, qė ta fusin nėn gjuhė. Nė simbolikėn krishtere smaragdi pėrfaqėson “besimin dhe shpresėn”.

Ky margaritar vezullues nė tė gjelbėr gjithashtu ėshtė simbol i shpirtmirėsisė konstante e tė vėrtetės dhe i fatit pėr tė gjithė demat. Smaragdi i pėrpunuar dhe i lėmuar nė mėnyrė mjeshtėrore e kishte fuqinė e tė kthyerit tė tė parit, ndėrsa thuhet se Neroni e pėrdorte gjatė luftėrave tė gladiatorėve me qėllim qė tė shihte mė mirė.

Si gur i kohės moderne, smaragdi mund tė shpohet nė 57 dhe 58 fasete.

Smaragdi
Formula: Be3Al2Si6018, grupi i berilėve
Fortėsia: 7,5- 8
Vendndodhjet: Brazili, Kolumbia, India, Rusia, Pakistani, Australia
Ngjyra: e gjelbėr e gjallė, e shkėlqyeshme qelqore

Ky gur, tė cilit qysh nga kohėt e lashta i pėrshkruhen fuqi tė jashtėzakonshme, ėshtė afrodiziak i mirė. Ndihmon te skleroza multiciplite, sėmundjet e Parkinsonit, epilepsia, skizofrenia, paranoja, psikozat. Mbron nga infeksionet, sėmundjet e zemrės, anemitė, rregullon shtypjen. Eliksiri pėrdoret shpesh dhe kryesisht te ndezjet e ndryshme, problemet me boshtin kurrizor, eshtrat, muskujt dhe reumėn.

Psikikės i jep harmoninė dhe drejtpeshimin.

Duke e marrė parasysh ēmimin, nuk pėrdoret shumė nė kristaloterapi, sado qė ėshtė njė gur me forcė tė jashtėzakonshme. Pėrdoret si i papėrpunuar dhe si i pėrpunuar.

Njė herė nė muaj duhet pastruar nėn rrjedhėn e ujit, ndėrsa, duke pasur parasysh faktin se ėshtė gur i fortė, mjafton qė ta lėmė nė kontakt me rubinin, ose me kristalet malore nė njė enė pa ujė gjatė natės, sepse ata i japin forcė tė re.

Gur mbrojtės i kėsaj shenje ėshtė agati…

Ėshtė njė gur me cilėsi tė gjysmėmargaritarit, vlerat mistike tė tė cilit u kanė sjellė jetė tė gjatė atyre qė e kanė bartur, posaēėrisht binjakėve. Nė kohėt e vjetra besohej se agati e sillte elokuencėn (talentin nė fushė tė oratorisė) dhe se mbronte nga dhembja e kokės. Gjithashtu, besohej se e largonte lodhjen e syve dhe se mbronte nga sėmundjet e lėkurės.

Nė rastet mė tė shpeshta ėshtė oval dhe, sikundėr besonin romakėt e vjetėr, sillte pasuri. Nė mėnyrė qė ta shtonin forcėn e e agatit, ciganėt bartnin edhe hrizofrazin, njė gur tjetėr i fatit pėr binjakėt. Agatin nuk do tė duhej ta bartnin kurrė virgjėreshat dhe peshqit.

Ka dy lloje tė agatit: agati dhe agati i mbuluar me myshqe.

Agati
Formula: SiO2, strall
Fortėsia: 6,5-7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, SHBA-ja, Meksikoja, Gjermania, Australia
Ngjyra: Ngjyra tė ndryshme nė tonet e e shkėlqimit tė mėndafshit

Pakėson dhimbjet, ndihmon te problemet me fytin dhe me rrugėt e frymėmarrjes. Ka spektėr tė gjerė tė veprimit. Gjatė kohės sė shtatzėnisė mbron nėnė dhe frytin, lehtėson lindjen. E mbron psikikėn nga depresioni.

Pėrdoret kryesisht si i pėrpunuar nė formė tė vjegcės, qafores, vathėve dhe tė gurit pėr dorė.

Zbrazet njė herė nė jave nėn rrjedhėn e ujit tė vakėt 3- 5 minuta, ndėrsa mbushet nė diell 1- 2 dy orė.

Agati i mbuluar me myshqe

Formula: SiO2, strall
Fortėsia: 6,5- 7
Vendndodhjet: India, SHBA-ja, Kina, Brazili, Afrika Jugore
Ngjyra: e kaltėr e mbuluar me myshqe me njolla qumėshti, e shkėlqyeshme mėndafshi e ngjyrės mat

Ndikon nė pankreas dhe nė prodhimin e insulinės, rregullon sheqerin nė gjak, metabolizmin, filtron veshkat, shpretkėn. E shton qėndrueshmėrinė ndaj viruseve dhe kėrpudhave.

Vepron relativisht ngadalė, ndaj rekomandohet qė tė hapet me kristal malor.

Kryesisht pėrdoret i pėrpunuar nė formė tė vjegcės dhe gurit pėr dorė.

Pastrohet me ujė tė vakėt rregullisht pas pėrdorimit, ndėrsa mbushet diell ose pranė ndonjė kristali malor.

Rubini ėshtė njėri ndėr margaritarėt mė tė ēmueshėm. Nė kohėn antike e ndėrlidhnin me planetin Mars pėr shkak tė ngjyrės sė tij tė kuqe. Hildegarda nga Bingeni (1098-1179) thoshte se “demonėt e ajrit nuk mund t’i bėjnė veprat e tyre tė tmerrshme dhe as tė qėndrojnė nė tė njėjtin vend ku ėshtė edhe rubini; pėr shkak tė kėsaj rubini ka cilėsinė qė t’i heqė tė gjitha sėmundjet nga trupi i njeriut”…

Pėr shkak tė ngjyrės sė tij tė kuqe konsiderohej se rubini i largon melankolinė dhe ėndrrat e kėqija. Nė librat e vjetėr mund tė lexohet edhe se rubini i mbron marinarėt nga anijethyerjet. Gjithashtu, simbolizon edhe mėshirėn perandorake, dashurinė epshore dhe parimin e vitalitetit. Nė “Apokalipsin” e Shėn Gjonit pėrsosuria hyjnore krahasohej me “diamantin” dhe rubinin.

Rubini ėshtė simbol i lirisė, dinjitetit dhe forcės magjike. Veē kėsaj, ėshtė mbrojtės i dashurisė dhe lirisė, ai i jep forcė edhe dashurisė sė humbur. Tė vjetrit mendonin se rubini nuk e lejon nėnshtrimin ndaj sprovave dhe se e stabilizon shėndetin mental.

Besohet se mbron nga reumatizmi. Shndrit nė rastin kur pronari sėmuret, ose kur i ndodh ndonjė fatkeqėsi.

Katarinės sė Aragonės i ishte tėrhequr vėrejtja pėr ndryshimin e pozitės sė saj perandorake, duke u mbėshtetur nė pozitėn e ndryshimit tė ngjyrės sė rubinit tė tij.

Shembujt mė tė shpeshtė kanė ardhur nga Lindja e Largėt (Mandelei, India) dhe i kanė quajtur “lotėt e Budės”.

Rubini ėshtė margaritar vezullues, ndėrsa ngjyra e tij luhatet nga ngjyra e trėndafiltė deri te e kuqja e mbyllėt.

Rubini

Formula: !l203, karbonat
Fortėsia: 9
Vendndodhjet: Burma, Tajlanda, Sri Lanka, India, Brazili.

Pothuajse ka forcė magjike ndaj gjakut, krijimit tė gjakut dhe enėve tė gjakut. Aktivizon mėlēinė, rregullon sheqerin nė gjak, e forcon sistemin imunologjik, pėrmirėson qarkullimin, mbron nga anemia dhe leucemia, i lehtėson problemet menstruale, rregullon shtypjen e gjakut. Eliksiri ėshtė afrodiziak i mirė dhe e shton fuqinė trupore.

Pėrdoret i i pėrpunuar dhe i papėrpunuar.

Zbrazet nė ujin e rrjedhshėm dy herė nė muaj, ndėrsa pas zbrazjes duhet tė vendoset nė vendin ku e zė dielli pėr rreth dy orė mė qėllim tė mbushjes.

Guri mbrojtės pėr luanėt ėshtė Sardoniksi…

Ky gur i bukur me cilėsi tė gjysmėmargaritarit dhe me ngjyrė tė kuqe-bromit mbron trimėrinė, virtytet dhe fuqinė. Ėshtė mbrojtės i bashkėshortėsisė, ndėrsa nusja qė do ta bartte nė ditėn e kurorėzimit, besohej se do tė kishte martesė tė lumtur. Gjithashtu sjell popullaritet, ndėrsa besohej se mbronte edhe nga verbėria dhe thumbimi i insekteve. Romakėt e kanė pėrdorur edhe pėr karfica.

Sardoniksi

Formula: Sio2, strall
Fortėsia: 6,5- 7
Vendndodhjet: Brazili, Uruguai, SHBA-ja, Meksikoja

Nėpėrmjet qaforeve ndikon nė sistemin nervor. Si vjegcė rregullon punėn e gjėndrave, sidomos tė gjėndrės mbrojtėse. I mbron fytin, rrugėt e frymėmarrjes dhe mushkėritė nga infeksioni. Shėron verdhėzėn, hepatitin, cirozėn e mėlēisė. Qetėson zemrėn.

Sjell fat nė lojėn e dashurisė.

Ndryshimi i vijave tė bardha ėshtė tregues pėr sėmurjen e mėlēisė.

Pėrdoret vetėm si gur i dorės ose si vjegcė.

Zbrazet ēdo dhjetė ditė me ujė tė rrjedhshėm, ndėrsa duhet qė shpesh tė lihet nė diell, sepse vetėm nė diell dendėsohet nė mėnyrė tė plotė.

Hrizoliti ėshtė gur mbrojtės i kėsaj shenje. Ėshtė simbol i fatit i besnikėrisė. Nė kohėt antike shėrbente pėr t’i ndjekur shpirtrat dhe pėr tė siguruar gjumė tė rėndė. Kur bartej gjatė ditės sillte inspirimin letrar ose poetik.

Opali ėshtė gur i fatit vetėm pėr peshoret. Megjithatė, duhet thėnė se bota antike nuk i frikėsohej mallkimit tė tij. Pėrkundrazi, e quanin gur i shpresės. Veēoria e kėtij guri gjysmėmargaritar ėshtė se shndrit edhe pse nuk ėshtė i shpuar. Nė Lindje njė kohė tė gjatė kanė besuar se ndihmon tė parėt dhe memorien. Nė mėnyrė qė ta dėshmonte fuqinė e tij, shenjtori i prekte pacientėt e tij me gurin e opalit.

Opali nuk bėn tė vihet nė kutinė pėr stoli ose nė syzė, sepse ashtu do t’i humbte shkėlqimin, bukurinė dhe aftėsitė e tij magnetike.

Opali
Formula: SiO2 +H2O
Fortėsia: 5,5- 6,5
Ngjyra: i tejdukshėm pa ngjyrė, i bardhė, i zi, i kaltėr, me shkėlqim kalimtar nė tė gjitha ngjyrat e tjera
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://gjith-qka.forume.biz
 
Fuqia e gurit dhe Zodiaku
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SKĖNDERBEUT JU PA FUQIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: