www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.forume.biz
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Formulat magjike qė t'i heqni qafe brengat...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Age : 29
Registration date : 30/12/2007

MesazhTitulli: Formulat magjike qė t'i heqni qafe brengat...   Thu Jan 17, 2008 12:40 pm

A dėshironi ta vėrtetoni reēetėn pėr sjellje nė momentet e krizės, teknikė kjo tė cilėn mund tė filloni pėr ta aplikuar, para se tė vazhdoni ta lexoni kėtė libėr?
Do t'Ju njoftojė me metodėn qė e shpiku inxhinjeri Vilis Karijer, themelues i industrisė sė pajisjeve pėr ftohje. Pėr mua ky ėshtė njė nga teknikat mė tė mira, pėr t'i pėrballuar brengave, dhe, pėr atė dėgjova personalisht nga Karijeri.
"Si djalosh i ri, punoja nė shkritoren nė Bafalo, tė shtetit Nju-Jork. Isha me detyrė nė repartin e njė fabrike tė qelqit nė Pitsberg, pėr tė vendosur pajisje pėr pastrimin e gazrave teknologjike. Metoda e jonė pėr pastrim tė gazėrave ishte plotėsisht e re. E kishin provuar vetėm nė njė rast tė mėhershėm dhe nė tjera kushte. Duke punuar nė atė detyrė nxitėse, jam ballafaquar me vėshtėrsi tė paparashikueshme. Pajisja funksiononte, por kualiteti i gazrave tė pastruara ishte tejet largė pritjeve tona.
Isha i dėshpėruar. Filova tė ndiej shtrėngime nė lukth, dhe njė kohė fare nuk munda tė flej.
Mė nė fund mbizotėroi arsyeja e shėndoshė dhe vetėdijėsimi, se me rėndime nga brengat asgjė nuk do tė arrijė, prandaj fillova qė kthjellėt tė mendoj. Rezultati i gjithė asaj ishte i mrekullueshėm. Ashtu zbulova teknikėn pėr zbrapsjen e brengave, me tė cilėn shėrbehem tash e tridhjet vjetė. Teknika ėshtė e thjeshtė dhe e pėrshtatshme pėr tė gjithė, dhe pėrbėhet nga tre etapa.

Etapa e parė: Haptazi dhe pa frikė e analizova situatėn, dhe pėrpiqesha t'i paramendoj pasojat e mundshme tė dėshtimit. Erdha nė pėrfundim se nuk mė kėrcėnohet as burgimi dhe as vdekja me pushkatim. Vėrtet, mund tė ndodhte qė ta humbi punėn, si dhe qė shkritorja ku punoja, t'i humbte njėzet mijė dollarė tė investuara nė ato pajisje pėr pastrimin e gazrave.

Etapa e dytė: Pasi qė paramendova pasojat mė tė kėqija tė mundshme u pajtova me mendimin se, nėse ėshtė nevoja, i gatshėm do t'i pranoja ato. Thash me vete: Ky dėshtim do tė jetė goditje e fuqishme pėr famėn time. Mund tė ndodh qė ta humbi punėn, prandaj, krahas saj, do tė duhej tė gjej njė tjetėr. Sa i pėrket shkritores, njerėzit nė pozita udhėheqėse janė tė vetėdijshėm se, zbulimi i mėnyrave tė reja pėr pastrimin e gazit paraqet njė rrezik tė caktuar. Nėse ky eksperiment u kushton njėzet mijė dollarė, do tė duhej tė pajtohen me humbjen. Prandaj le ta llogarisin atė, si shumė pėr shpenzime tė hulumtimeve, ngase, nė fund tė fundit, ky dhe ėshtė eksperiment.
Pas mendimit tė kėtillė ndodhi diēka me tė vėrtet e pazakontė. U ēlirova, mora frymė dhe fillova tė ndihem mė i qetė se mė parė.

Etapa e tretė: Nga ai ēast gjithė energjinė time e drejtova nė mendimin e qetė dhe tė kthjellėt se si sė paku deri diku ta zbusė katasrofėn, me tė cilėn isha pajtuar thellė nė shpirt. Si ta shpėtoj atė qė mund tė shpėtohet.
Fillova tė gjeja mjete dhe mėnyra pėr t'i zvogėluar humbjet prej njėzet mijė dollarėsh. I kreva disa prova dhe nė fund erdha nė pėrfundim se, me investim plotėsues prej pesė mijė dollarėve do tė mund t'i shpėtonim pajisjet. Ashtu dhe e zgjidhėm problemin. Kėtė e bėmė, dhe nė fundė shkritorja i fitoi pesėmbėdhjet, nė vend se t'i humbte njėzet mijė dollarė.
Kjo qė ua tregova ndodhi para shumė viteve. Pėrvoja e fituar mė sjelli dobi, tė cilėn e pėrdora nė jetė aq sa munda. Pėr kėtė jeta ime rrjedhte e qetė dhe pa shqetėsime tė shumta."
Filozofi Vilijem Xhejms, baba i psikologjisė sė aplikuar kėshtu i mėsonte studentėt: "Pajtohuni me situatėn, ngase pranimi ėshtė hapi i parė nė pėrballimin e ēdo problemi."
Mendimin e njėjtė e ka dhėnė edhe Lin Jutang nė librin e vet Mbi rėndėsinė e jetesės. "Qetėsia e vėrtet shpirtėrore", tha filozofi kinez, " rrjedh nga pajtimi me mė tė keqen. Mendoj se, shikuar nga aspekti psikologjik, pajtimi do tė thotė lirim i energjisė."
E saktė! Shikuar nga aspekti psikologjik, pajtimi me tė vėrtet do tė thotė lirim i energjisė sė re! Kur e pranojmė atė mė tė keqen, nuk kemi mė ē'tė humbim. Kjo automatikisht do tė thotė se mundemi edhe tė gjitha t'i fitojmė! "Pasi qė u ballafaqova me mė tė keqen", tha Karieri, "u ēlirova, morra frymė dhe fillova tė ndihem mė i qetė se kurdoherė mė parė. Nga ai ēast, muda tė mendojė.!
E arsyeshme, apo jo? Megjithatė me miliona njerėz ia shkatėrruan jetėn vetes pėr shkak tė frikės sė lemeritshme nga tė menduarit e kthjellėt apo ngase nuk kanė qenė tė gatshėm qė tė pajtohen me mė tė keqėn. Ngase nuk kanė qenė tė vullnetshėm pėr t'u pėrpjekur qė tė shpėtohet ajo qė mund tė shpėtohet. Nė vend se t'i bėjnė tė gjitha qė, ujin ta kthejnė nė mullirin e vet, ata "i dorėzuan fatit" dhe pėrfundojnė si viktima tė kompleksit tė imagjinuar- melankolisė.
Do t'ua pėrshkruaj rastin edhe tė njė njeriu, i cili e pranoi formulėn magjike tė Karijerit.
"Isha bėrė viktimė e shantazhit", e filloi tregimin e tij njė njujorkas, kursist i kurseve tė mia qė merrej me shitjen e naftės. "Nuk mund tė besoja se kjo ėshtė e mundshme. Mė dukeshte se diēka e tillė ndodh vetėm nė filma. Ja se ē'mė ndodhi:
Ndėrmarrja pėr shitjen e naftės ku isha drejtor, posedonte njė numėr tė caktuar tė kamionėve dhe disa shoferė. Rregullat e shoqatės pėr shitje tė naftės ishin tejet tė rrepta, prandaj asnjėrit nga konsumatorėt nuk guxonim t'i shitnim mė tepėr se sasia e pėrcaktuar. Mirėpo, njė ditė konstatova se disa shoferė, gjatė dėrgesave, pėr konsumatorėt e rregullt, stėrshitnin mė shumė naftė.
Pėr kėtė punė kundėrligjore kuptova kur, njė ditė mė erdhi njė njeri i cili m'u prezentua si inspektor shtetėror, dhe kėrkoi rryshfet pėr tė heshtur. I kishte dėshmitė e dokumentuara mbi thyerjen e ligjit nga ana e shoferėve tanė, prandaj u kėrcėnua se, nėse nuk e paguaj rryshfetin, rastin do t'ia japin gjygjit tė qarkut.
E dija, natyrisht, se personalisht jam i pastėr por, para ligjit, si drejtor mbaja pėrgjegjėsi pėr sjelljen e tė punėsuarve tė mi. Aq mė tepėr, e kisha tė qartė se "reklama" nė gazetė, nėse rasti vjenė nė gjygjė, do t'ma shkatėronte reputacionin, por edhe ndėrmarrjen. Ishte e tmerrshme tė mendoja se njė gjė e tillė mund t'mė ndodhte mua, njeriut qė aq shumė krenohesha me ndėrmarrjen tė cilėn njėzet vjetė mė parė e kishte themeluar babai im!
Tre ditė tė plota as nuk kam ngrėnė dhe as nuk kam fjetur. Rrugėve ecja si i xhindosur. Pėrpiqesha tė mendoja se, ta paguaj apo jo rryshfetin - shumėn prej pesė mijė dollarėsh - apo tė lėshohem nė mėshirėn e inspektorit dhe ligjit. Edhe njėra edhe tjetra mė dukeshin tė tmerrshme.
Njė mbrėmja pėrderisa shėtisja pa mend nėpėr shtėpi, rastėsisht nė dorė mė ra broshura Si t'i zbrapsim brengat, tė cilėn si e kisha marė nė kurset e Karnegit mbi shkathtėsinė oratorike. Duke e shfletuar, hasa nė tregimin e Karierit. Ballafaqohuni me mė tė keqėn. E pyeta veten: Ē'do t'mė ndodhte nė rastin mė tė keq nėse refuzoj ta paguaj rryshfetin, dhe kėrcėnuesi e dėrgon nė gjygjė rastin tim? Pėrgjigjia ishte: Ndėrmarrja do tė dėshtojė, fama do t'mė shkatėrrohet, por nė burg nuk mund t'mė vendosin!
Mirė, do tė pajtohem me faktin se puna do t'mė shkatėrrohet, i thash vetes. Ē'do tė ndodh pas kėsaj? Do tė detyrohem qė tė gjej ndonjė tjetėr punė. Kjo nuk do tė jetė kushedi se sa vėshtirė, ngase kam pėrvoj nė shitjen e naftės, dhe di pėr disa ndėrmarrje, nė tė cilat do tė mund tė punėsohesha! U lehtėsova. Ankthi qė mė bėnte presion pėr tre ditė dhe netė ngadalė filloi tė tretet. Fillova tė qetėsohem. Pėr habinė time, menjėherė isha nė gjendje tė mendoj.
Tashmė isha mjaft i arsyeshėm qė tė kaloja nė etapėn e tretė tė Karierit: Tė shpėtohet ajo qė mund tė shpėtohet. Gjersa mendoja mbi zgjidhjet e mundshme, mė ra ndėrmend diēka qė deri atėherė nuk mė kujtohej. Po tė shkoja gjer te avokati dhe t'i tregoja tėrė ndodhinė, ndoshta ai do tė gjejė ndonjė zgjidhje tė menēur. Marrėzi ėshtė tė them se si nuk mė ka rėnė ndėrmend mė herėt ky mendim, por mos harroni se, gjer nė atė ēast nuk kam menduar, por vetėm jam ēmendur me brengėn. Duke vendosur qė tė nesėrmen menjėherė tė shkojė tek avokati, u shtriva nė shtrat dhe kam fjetur si njė cung.
Mėngjesin e ardhshėm, avokati mė kėshilloi tė shkoja gjer te prokurori publik i qarkut dhe t'i tregoja pėr tėrė rastin. Kėtė dhe e bėra. Kur e mbarova tregimin tim, mė tmerroi deklarata e prokurorit se "inspektori im" ishte kriminel i zakonhėm i cili tashmė me muaj merrej me shantazhe tė ngjashme, tė cilit policia assesi nuk ishte nė gjendje t'i bjerė nė gjurmė. A mund tė paramendoni se sa jam lehtėsuar!
Ky ishte mėsim i mirė pėr mua. Nga ajo ditė me situata tė tilla tė pazgjidhura gjithnjė pėrballem duke u shėrbyer me formulėn magjike tė Karierit."
Pėrafėrsisht nė tė njėjtėn kohė kur Vilis Karier brengosej pėr shkak tė pajisjeve tė veta pėr pastrimin e gazrave, njė njeri nga Broken Broua, tė shtetit Nebraska, pėrpiqej tė shkruaj njė testament. Quhej Erl Hanej dhe vuante nga ulqerja nė zorėn dymbėdhjetėgishtore. Tre mjekėt, mes tė cilėve edhe njė specialist, e shpallėn Hanejin si rast tė pashpresė. Ia pėrshkruajtėn dietėn dhe e braktisėn, qė tė pajtohet me fatin dhe ta shkruaj testamentin.
Pėr shkak tė zorrės dymbėdhjetėgishtore, Haneji edhe mė parė ėshtė dashur tė heq dorė nga puna, prandaj dukej se nuk i mbetet asgjė tjetėr pėrpos qė ta pret vdekjen.
Duke menduar mbi tė gjitha, njė ditė erdhi gjer te njė vendim fascinant. "Pasi qė gjer nė vdekje nuk mė mbetet edhe shumė kohė", i tha vetes, " mirė do tė ishte qė kohėn ta shfrytėzoj nė mėnyren mė tė mirė tė mundshme. Gjithnjė dėshiroja qė tė shkoja nė rrugėtim rreth botės. Kėtė do ta bėjė tash ose kurrė mė." Pa u hamendur, shkoi nė njė agjension dhe e bleu biletėn.
Mjekėt ishin tė trullosur. "E kemi pėr detyrė t'ua tėrhjeqim vėrejtjen se rrugėtimin tuaj nėpėr botė do ta paguani me kokė", i thanė ata.
"Nuk do ta paguaj me kokė", iu pėrgjigj ky. "Familjes i kam premtuar varrim nė varrezat familjare, nė Broken Bou. Do ta blej njė arkivol dhe ta marė me vete nė rrugė."
Haneji me tė vėrtet e bleu arkivolin, e ngarkoi nė anije, dhe njėkohėsisht me agjensionin detar i qartėsoi gjer nė detaje tė gjitha elementet. Nė rast tė vdekjes, ata kufomėn do t'ia vendosnin nė pajisjen pėr ngrirje tė thellė dhe do ta kthenin nė Nebraskė. Pastaj, i disponuar pėr mrekulli, shkoi nė rrugėtimin e tij. As qė e kishte ndėrmend qė t'i pėrmbahet dietės sė pėrshkruar. Pinte vera mė tė shtrenjta, pinte cigare dhe hante ushqime tė llojllojshme, e madje edhe specialitete lokale, tė cilat, nė bazė tė dietės sė pėrshkruar, do tė duhej ta dėrgonin nė varrė.
"Asnjėherė nė jetėn time nuk jam kėnaqur aq shumė", shkruante Haneji. Nė det u tėrbuan monsumet dhe tajfunet, por ky gėzohej si njė fėmijė. U shoqėrua me udhėtarėt nė anije, argėtohej, kėnaqej dhe ēonte dafrungė me ta tėrė natėn. "Kur arritėm nė Kinė dhe Indi, aty e kuptova se ē'ėshtė mjerrimi i vėrtet. Nė Amerikė u ktheva me njėzet kilogramė mė shumė, dhe gati duke harruar se ndonjėherė kam vuajtur nga ulqerja e zorės dymbėdhjetė gishtore. Kurrė mė parė nė jetė, nuk jam ndier mė mirė. Arkivolin ia shita menjėherė entit tė varrimeve dhe u ktheva nė punė. Mund tė lavdėrohem se nga ajo kohė kurrė mė nuk jamė sėmurė, as edhe pėr njė ditė tė vetme."
Nė kohėn kur e tėra kjo ndodhi, Erl Hanej nuk kishte lidhje pėr Karierin dhe metodėn e tij pėr mėnjanimin e brengave. "Qė tash kuptoj", mė tha para njė kohe, "se ndėrdijshėm jam shėrbyer me tė njėjtin parim. Jam pajtuar me mė tė keqėn, kjo do tė thotė me vdekjen. Mė pastaj u pėrpjeka tė shpėtoj atė qė mund tė shpėtohet, duke u munduar tė nxjerr sa mė shumė mirėsi nga ajo pak kohė qė mė kishte mbetur. Po t'i lėshohesha nė duar melankolisė dhe brengave pėr ardhmėrinė, jam i sigurt se nė Nebraskė do tė kthehesha nė brendi tė Arkivolit. Mirėpo, unė u ēlirova dhe e harrova vdekjen. Kjo qetėsi shpirtėrore mė ishte njė burim i energjisė sė re, e qė pikėrisht ajo ma shpėtoi jetėn."
Mėsim i mirė, apo jo? Nėse pra, Karieri shpėtoi pajisjen e vlefshme, nėse ai shitėsi i naftės nga Nju-Jorku u lirua nga shantazhi, ndėrsa Haneji e mashtroi vdekjen duke pėrdorur "formulėn magjike", a nuk mendoni se ajo do tė mund t'Ju ndihmojė edhe Juve qė t'i zgjidhni problemet, qė nė kėtė ēast Ju duken pa zgjidhje?

Rregulli i dytė ėshtė: Nėse Ju mundojnė brengat, pėrdorni formulėn magjike tė Karijerit.



1. Pyeteni veten: Ēka mund tė mė ndodh nė rastin mė tė keq?
2. Pajtohuni me pasojat e mundshme.
3. Qetazi pėrpiquni qė tė shpėtoni atė qė mund tė shpėtohet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://gjith-qka.forume.biz
 
Formulat magjike qė t'i heqni qafe brengat...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Natė magjike!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: