www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.forume.biz
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Xhelozia - mit apo realitet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Age : 28
Registration date : 30/12/2007

MesazhTitulli: Xhelozia - mit apo realitet   Thu Jan 17, 2008 12:00 pm

Xhelozia - mit apo realitet

Krahasuar me meshkujt, nė pėrditshmėrinė tonė mbisundon bindja se, femrat kanė mė tepėr prirje qė nė mėnyrė mė euforike dhe mė agresive ta shfaqin xhelozinė e tyre. Besohet se, nė kėto situata tė eskalimit tė xhelozisė, femra ėshtė nė gjendje qė mashkullit t'i shkaktoj asi dėmi tė paparaparė, saqė, njė gjė tė tillė, ai as qė mund ta merr me mend, edhe pse ajo do tė jetė thellėsisht e bindur se me kėto veprime i shkakton pasoja tė mėdha nė rend tė parė vetes.

▪ Mendohet se intensiteti i kėsaj xhelozie ėshtė aq i shprehur saqė ajo eksponohet me hakmarrje tė paparė si ndaj armiqve tė vėrtetė, ashtu edhe ndaj atyre qė pėr momentin janė tė trilluar.Shikuar edhe historikisht, ne meshkujt gjithnjė kemi qenė tė pirur qė xhelozinė femėrore ta madhėshtojmė ndoshta edhe mė tepėr se sa ajo ėshtė realisht, e nė tė vėrtetė pėrherė kemi qenė viktimat e saj. Pėr shembull helenėt e vjetėr xhelozinė femėrore e kanė cilėsuar si njė rrezik mė tė madh pėr meshkujt, se sa qė mund tė jetė vetė armiku mė i pėrbetuar. Nėse nė kėtė kontest shėrbehemi me tregime mitologjike nga Greqia Antike, nga 12 zotat e famshėm tė Olimpit, do tė kemi shembullin mė tipik tė perėndeshės HERA, gruas sė Zeusit. Hera, ishte tejet e ēmuar dhe e nderuar sepse ishte perėndesha e martesės dhe mbrojtėsja e familjes. Nga fama e saj e madhe qė kishte, ajo nė mes tjerash, ka qenė e njohur edhe pėr xhelozinė e paparė ndaj bashkėshortit Zeusit, dhe metodave tejet tė ashpra hakmarrėse ndaj tė gjithė atyre qė kanė qenė nė shėnjestrėn e xhelozisė sė saj. Kuptohet se, pėr kėtė ekspansion tė shfrenuar tė xhelozisė tek Hera, njė kontribut tė madh i ka dhėnė vetė bashkėshorti i saj Zeusi, i cili ka qenė i njohur pėr shumė afera dhe aventura dashurore. Pasi ajo ndjehej e tradhtuar, natė e ditė ka qenė e preokupuar me gjetjen e formave sa mė tė ashpra hakmarrėse si ndaj bashkėshortit tė saj ashtu edhe ndaj dashnoreve dhe fėmijėve tė lindur nga lidhjet jashtėmartesore.

Nga kėndvėshtrimi i ynė i kohės sė sotme, martesa nė mes tė Zeusit dhe Herės, si dhe shumė shembuj tjerė mitologjik tė martesave tė ngjashme, figurativisht paraqesin personifikimin e moralit tė elitės sė shoqėrisė sė atėhershme. Kjo na jep nė dije, se gratė atėbotė, kryekėput kanė qenė tė kufizuara nė veprimet rreth shtėpisė dhe familjes, ndėrsa meshkujt kanė pas liri dhe tė drejta tė pakufizuare. Njė privilegje e tillė shoqėrore, atyre ju ka mundėsuar qė shpesh tė kenė afera tė ndryshme dashurore dhe lidhje tė shumta jashtėmartesore.

Njė shembull tjetėr tipik tė pasqyrimit mitologjik tė xhelozisė, kemi edhe te rasti i heroit tė pamposhtur kombėtar helen HERAKI, i cili ka pėsuar pikėrisht nga xhelozia femėrore.

Xhelozia si fenomen shoqėror dhe kryekėput e shprehur si karakteristik e gjinisė femėrore, nuk ka qenė prezentė vetėm nė mitologjinė e lashtė Greke, por ajo ėshtė prezent edhe nė mitet e popujve dhe kulturave tė ndryshme botėrore nga historia e lashtė njerėzore. Ta zėmė, edhe trimi mė i madh dhe legjendar i popullit german SIGUARDI, ka pėsuar nga xhelozia e BRUNHILDĖS sė dashuruar nė tė, mu pse ai nuk ėshtė martuar me te. Ajo, pėrveē se e vret SIGUARDIN nga xhelozia, mė pas bėnė edhe vetėvrasje.



Vlerėsimi nga kėndvėshtrimi bashkėkohor i Xhelozisė

Nė kohėn e sotme bashkėkohore, xhelozia si fenomen sigurish qė trajtohet nga njė kėndvėshtrim krejtėsisht mė tė pėrsosur. Psikologėt sinjalizojnė pėr shumė lajthime qė mbizotėrojnė edhe sot e kėsaj dite rreth definimit tė saj. Konstatimi themelor ėshtė se, xhelozia si njė formė e sjelljes destruktive shoqėrore, nuk mund tė ndėrlidhet kryekėput vetėm si karakteristikė e shprehur ndėrmjet gjinive tė ndryshme duke u pajtuar vetėm me konstatimin se, meshkujt nė krahasim me femrat, ndryshe reagojnė dhe e shprehin kėtė ndjenjė. Meshkujt ta zėmė dinė qė nė mėnyra mė perfide ta fshehin ose mbulojnė kėtė ndjenjė, ndėrsa femrat mė janė tė pritura qė atė ta shfaqin pa marrė parasysh flagrancėn e regjistrimit tė saj nga tė tjerėt.

Sipas mendimit tė psikologėve, pėrkatėsia gjinore nė asnjė mėnyrė nuk mund tė jetė relevante nė pėrcaktimin e nivelit tė shfaqjes sė ndjenjės destruktive tė xhelozisė, por nė kėtė drejtim, njė rol tė madh luan trashėgimia, struktura e personalitetit, gjendja mentale dhe shėndetėsore e individit, shkalla e arsimimit, vetėdija sociale si dhe rrethi nė pėrgjithėsi. Pavarėsisht nga cili faktor ėshtė shkaktuar xhelozia, ajo nė veprim kurrė nuk duhet tė konsiderohet si pa pasoja. Shpalosja e xhelozisė gjithnjė shkakton situata tė pakėndshme dhe hakmarrėse, tė cilat, varėsisht nga personaliteti tek i cili apo cila shprehet, mund tė ketė pasoja tė ndryshme me pėrmasa katastrofave.

Mė tej, ekspertėt konstatojnė se xhelozia ėshtė njė ndjenė instiktive me tė cilėn lind njeriu, por, dallimi qėndron se disa prej nesh jemi mė imun ndaj saj, kurse tė tjerėt kanė mė shumė prirje nė shprehjen e saj .

Rrjedhat komplekse qė e pėrcjellin njė individ gjatė etapave tė ndryshme zhvillimore tė ngritjes dhe kompletimit tė personalitetit tė tij tė tėrėsishėm, pėrgjithėsisht luajnė njė rolė tejet tė rėndėsishėm, si nė intensitetin e shfaqjes, ashtu edhe nė mėnyrėn e manifestimit tė saj. Andaj, xhelozia dhe forma e veprimit, janė shprehje tėrėsisht individuale dhe kanė tė bėjnė me faktorėt e ndryshėm tė cilėt e pėrcjellin njė individ gjatė formimit gradual tė personalitetit tė tij tė tėrėsishėm.

Dhe, pėr fund tė konstatojmė se, nėse njė person ka njė integritet tė formuar, vetėbesim dhe besim tek partneri dhe marrėdhėniet reciproke, xhelozia kurrė nuk do tė shkaktoj probleme edhe pse gjenetikisht, ēdo individ nė vete e bartė kėtė ndjenjė tė rrėnjosur. Njė person kėshtu i kompletuar, do tė dijė mė sė miri se si ta kanalizoj dhe nivelizoj ēdo shfaqje eventuale tė ēfarėdo ekspansioni tė kėsaj ndjenje tė lindur instiktive.


Adnan Abrashi-NANDA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://gjith-qka.forume.biz
 
Xhelozia - mit apo realitet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Babai i Astrit Deharit: Ėndrra e Astritit dhe Vetėvendosjes do tė bėhet realitet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: