www.gjith-qka.forume.biz

www.gjith-qka.forume.biz
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Zbuloni se kush jeni pėrmes ditės sė lindjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 187
Age : 29
Registration date : 30/12/2007

MesazhTitulli: Zbuloni se kush jeni pėrmes ditės sė lindjes   Thu Jan 17, 2008 11:51 am

Zbuloni se kush jeni pėrmes ditės sė lindjes

Secila ditė e muajit ka vibrimin e vet tė veēantė numerik, nga i cili varet disponimi ynė i gjithėmbarshėm, ritmi jetėsor e madje edhe vetė jeta. Se a do tė jemi nė ditėn e caktuar tė kthjellėt apo tė vranėt, do tė ngrihemi apo do tė bijmė shpirtėrisht, do ta duam vetveten dhe ēdo gjė qė na rrethon apo do ta urrejmė tėrė botėn, krejt kjo varet nga vibrimet astrale, kozmike nė momentin e dhėnė. Vibrimi numerik ka ndikim tė veēantė nė ditėn e lindjes tė secilit prej nesh veēanėrisht.

Po qe se jeni tė lindur tė parin, tė dytin apo cilėndo qoftė ditė tė muajit, karakteri juaj ėshtė i kushtėzuar, nė njė mėnyrė i parapėrcaktuar, me numrin e asaj date. Ku dallon numri i ditėlindjes suaj nga numri i ciklit tuaj jetėsor? Numri i ciklit tė jetės ėshtė themelor, numri qenėsor i personalitetit tuaj. Numri i ditėlindjes suaj ju paraqet tė atillė siē tė tjerėt ju shohin. Ky numri i fundit ėshtė ekuivalenti numerik i ndikimit astrologjik.
Tė kuptuarit e vetvetes ėshtė ēelėsi pėr forcėn kozmike e cila ėshtė nė ne, forcė e cila gjithnjė rishtas na kthen nė jetė, forca jetėsore e cila vėrtet ėshtė esenca e jetės nė ne si edhe i jetės jashtė nesh. Sepse, tė tjerėt mund t'i njohė vetėm ai i cili paraprakisht e ka njohur vetveten, por ndodh edhe e kundėrta: duke njohur tė tjerėt, ne nė tė njėjtėn masė e njohim edhe vetveten. Vėshtrojeni qenien tuaj me sytė e tė tjerėve, qė tė mund t'i zhvilloni potencialet tuaja mė tė mėdha intelektuale dhe shpirtėrore. Kijeni, me kėtė rast, parasysh se dita e lindjes suaj ėshtė e pavarur nga muaji dhe viti nė tė cilin jeni tė lindur.


Pėr tė lindurit nė 1

tė cilido muaj

Ju i keni tė gjitha vetitė e njė prisi; karakterizoheni me guxim, nisjativė dhe me aftėsitė organizative. Keni shpirt aktiv dhe tė ndritur, si dhe mendje tejet kreative. Nėnshtrimi ndaj urdhrave, apo vetėm zbatimi i urdhrave, pėr ju ėshtė e neveritshme dhe e huaj pėr karakterin tuaj. Jeni kurajozė, tė vetėdijshėm pėr aftėsitė tuaja, dhe kurrė nuk lėkundeni pėr t'u ballafaquar edhe me problemet mė tė rėnda jetėsore.

Duke qenė se jeni "kokė nė vete", gjė qė kėtu ka kuptim pozitiv, pėr ju problemi mė i madh ėshtė si tė bashkėpunoni me tė tjerėt, sepse ēdo gjė e dėshironi me tuajėn, sipas ideve tuaja. I mjaftoni vetvetes, kurse nė shoqėri dilni vetėm nga nevoja. Nuk mund ta duroni askend, edhe pse, shikuar nga jashtė, jeni tė qetė dhe tė heshtur e, me kėtė, edhe plot dashuri e ngrohtėsi pėr tė tjerėt.

Pėr tė lindurit nė ditėn 2
tė cilitdo muaj

Ja, bashkėpunėtori i pėrsosur, partner tė cilin vetėm mund ta dėshironi! Roli juaj nė jetė ėshtė qė t'i zbatoni nė jetė idetė dhe projektet e tė tjerėve, gjė qė nuk do tė thotė se ju mungon krijimtaria origjinale, por se origjinaliteti juaj qėndron nė atė qė t'i gjeni rrugėt dhe mėnyrat mė tė mira pėr jetėsimin e ideve tė njerėzve me tė cilėt bashkėpunoni.

Pėr nga natyra jeni tė butė dhe tė ndijshėm dhe kurrė nuk nguroni qė t'i tregoni ndjenjat tuaja. Gjithmonė jeni tė matur, tė kujdesshėm, jovetiakė dhe, nė ēdo moment, plot mirėkuptim pėr tė afėrmit. Edhe pse nuk jeni karrieristė, njerėzit mund tė krijojnė pėrshtypje tė tillė, sepse gabimisht mund ta interpretojnė gatishmėrinė tuaj pėr t'iu ndihmuar tė tjerėve.
Nuk guxoni t'iu lejoni tė afėrmve qė t'i shfrytėzojnė, duke i keqpėrdorur, ndjenjat tuaja fisnike, natyrėn tuaj joegoiste!

Pėr tė lindurit nė ditėn 3
tė cilitdo muaj

Popullariteti dhe kontaktet me shumė njerėz jua marrin kohėn e ēmueshme. Spirituoziteti dhe sharmi natyror ju ndihmojnė tė zini shumė miq, dhe qė nė ēdo shoqėri tė jeni nė qendėr tė vėmendjes. E doni shoqėrinė tepėr, dhe gjithnjė pėrpiqeni qė tė jeni sa mė zbavitės nė secilin rast. Jeni tė talentuar gjithanshmėrisht, keni talent pėr shumė arte, por asnjėrin talent nuk e zhvilloni deri nė fund, pasi qė ngapak jeni hutaq. Ashtu e derdhni energjinė tuaj kreative nė banalitete, harxhoheni nė jetėn e lehtė. Por, jo: njerėzit ju duan, dhe gjithkund jeni mysafirė tė dashur.

Pėr tė lindurit nė ditėn 4
tė cilitdo muaj

Keni zė tė mirė, jeni tė besueshėm dhe tė sigurt. Thėnė simbolikisht, ju jeni si Pjetri - gur kėndi. Supozohet se jeni mjeshtėr kozmik i cili gjithkund vė themele. Jetėn e keni aktive dhe kreative, pasi qė pandalim punoni pėr tė mirėn e njerėzimit. Jeni shumė praktikė, ndaj keni shumė sukses nė punėt e natyrės materiale dhe praktike.
Kurrė nuk iu ikni detyrimeve, dhe gjithmonė e bėni atė qė ka qenė dashur bėrė. Kijeni nė mendje se kuadrati ėshtė simboli i numrit katėr: dhe ju mė sė lehti do tė ngriheni shpirtėrisht brenda kuadratit, po qe se nė atė rast nuk jeni tė lidhur me botėn fizike.

Pėr tė lindurit nė ditėn 5
tė cilitdo muaj

Pėr nga natyra jeni shpirt i trazuar, i doni ndryshimet dhe llojllojshmėritė, kurse gjithanshmėria juaj rrallė haset tek njerėzit tjerė. Jeni orator tepėr i shkathtė, dhe kėtu gati se jeni tė pashembullt. Ēdo gjė qė bėni, karakterizohet me shpejtėsi, efikasitet dhe qartėsi. Keni shpirt tė paqetė, bredhėritės; jeni temperamentė dhe sensualė. Jeni tė lindur artistė, ėndėrrimtarė dhe poetė tė jetės, por vetė jeta pėr ju ėshtė art mbi arte. Pesė ėshtė numri i mistikėve, qė do tė thotė se ju jeni magjistar tė lindur, alkimistė, mistikė.
Jeni tė prirur pėr ezoteri, magji, mėsimet okulte; jetoni pėr dashuri dhe nga dashuria. Jeni joekzistus si pakgjė nė natyrė dhe, nguteni nga njėra pėrvojė nė tjetrėn, duke mbledhur bukurinė dhe lėngun e ēdo gjėje dhe tė tė gjitha krijesave, qė tėrė kėtė nė fund t'ia shtoni urtisė suaj, me tė cilėn natyra ju ka pajisur. Asgjė nuk mund tė ju lidhė gjatė pėr njė gjė, pėr njė vend; sepse gjithmonė rishtas synoni kah takimet e reja, kah njohjet e reja, udhėtimet e reja. Jeni mendjemprehtė e jo rrallė edhe kritikė mjaft tė ashpėr, por pėr nga shpirti jeni tė ngrohtė, tė butė dhe sensitivė.


Pėr tė lindurit nė ditėn 6

tė cilitdo muaj

E tėrė jeta juaj ėshtė vargan hapash progresivė, meqė nga ēdo pėrvojė nxirrni mėsime tė dobishme. Ju mėsoni nė ēdo hap dhe me secilin hap arrini kokėrr tė re urtie, duke pėrforcuar karakterin tuaj e duke fuqizuar individualitin tuaj. Jeni shumė tė dhėnė pas familjes dhe shtėpisė, dhe njėra nga ėndrrat tuaja mė tė dashura ėshtė qė t'i lumturoni ata qė i doni.
Keni dėshirė t'i pranoni detyrimet qė priten nga ju, tė cilat vėrtet janė tė shumta. Puna dhe harmonia nė jetė pėr ju janė shumė tė rėndėsishme, dhe ju e gjakoni rivėnien dhe mbajtjen e tyre.
Besoni se dashuria mund tė dominojė mbi tė gjitha, se me dashuri ngadhėnjehet mbi tė gjitha, dhe ky besim tėrėsisht ju shpėrblen dhe ju udhėheqė nė jetė.


Pėr tė lindurit nė ditėn 7

tė cilitdo muaj

Keni natyrė tė qetė dhe jo tė imponueshme, pėrgjithmonė tė interesuar pėr pėrmbajtje mė tė thella dhe mė tė fshehta tė jetės sesa pėr manifestimet e saj sipėrfaqėsore. Me tė gjitha, lini pėrshtypjen e personalitetit kreativ serioz dhe studimor. Pak njerėz ju njohin nė tė vėrtetė, se ju nuk e tregoni zemrėn tuaj dhe ndjenjat. Jeni tė prirur ndaj misticizmit dhe ndaj mėsimeve tė Lindjes, si dhe ndaj arteve tė bukura.
E injoroni botėn materiale, fizike, dhe besoni se shpirti dhe shpirtėrorja janė mbi tė gjitha. Jeni ėndėrrimtar tė mėdhenj dhe poetė tė jetės. Shtatė ėshtė numėr i mistikėve dhe okultistėve.

Pėr tė lindurit nė ditėn 8
tė cilitdo muaj

Ju jeni mishėrim i njeriut i cili i zbaton nė vepėr ligjet e jetės. Tregoni aftėsi pėr shumė trajta organizimi, si nė familje ashtu edhe nė shoqėri. Me lehtėsi tė madhe i bėni tė gjitha punėt e natyrės materiale, sidomos ato qė lidhen me fitimin e parasė. Kur miqtė tuaj janė nė vėshtirėsi, ata ju drejtohen pėr ndihmė, sepse e dinė se ju keni mirėkuptim pėr problemet e tė afėrmve dhe askujt nuk ia mohoni pėrkrahjen e gjithėmbarshme. E ndieni nevojėn qė tė flijoheni pėr tė tjerėt, nė radhė tė parė pėr farefisin dhe miqtė tuaj.

Pėr tė lindurit nė ditėn 9
tė cilitdo muaj

Ju ju karakterizon ndjeshmėria dhe zemėrgjerėsia, ngrohtėsia dhe toleranca. Keni pėrvojė jetėsore tejet tė begatė dhe horizonte tė gjera. Jeni tė prirur kah mėsimet okulte, magjia, alkimia, spiritualizmi. Mbi tė gjitha e ēmoni muzikėn dhe letėrsinė e bukur, nė radhė tė parė poezinė. Keni pėr tė udhėtuar shumė, keni pėr tė vizituar shumė vende dhe qytete e nė njėrin nga ato udhėtime do ta takoni edhe personin e ėndrrave tuaja. Me atė person do tė jeni tė lumtur, si edhe ajo me ju; do ta vazhdoni rrugėtimin nė dysh, sepse me tė jeni shumė tė lidhur nė planin kėrkimor dhe shpirtėror. Nėntė po ashtu ėshtė numėr magjik, e kjo don tė thotė dashuri, harmoni, mirėkuptim, mėsim tė fshehtė.

Pėr tė lindurit nė ditėn 10
tė cilitdo muaj

Ju jeni qenie e ndryshimeve, alkimist i jetės. Si rrallė kush ia dilni qė tė keqen ta shndėrroni nė tė mirė, urrejtjen nė dashuri, shėmtinė nė bukuri. Gjithmonė jeni tė kthjellėt dhe pėrplot optimizėm. Besoni edhe nė tė pamundurėn; dhe jo vetėm se besoni, ju edhe nė vepėr jeni tė atillė. Njerėzit thjesht jua kanė lakminė, madje ngapak edhe zilinė pėr fuqinė shpirtėrore. Dini t'i udhėhiqni gjėrat, qė tė gjithė penjtė e fatit t'i mbani nė duart tuaja.

Pėr tė lindurit nė ditėn 11
tė cilitdo muaj

Ju e keni njė tėrheqshmėri magnetike jo tė zakonshme; pasi qė numri 11 merret edhe si zotėrues i fuqisė. Ju ju karakterizon intuita tejet e zhvilluar dhe gjakimi kah idealet e larta. Nga veēantitė e magnetizmit tuaj gati se shpėrthen elektriciteti, energjia ēudibėrėse e cila ju ngritė mbi tė gjitha problemet jetėsore.
Ėndrrat tuaja nuk janė ėndėrrim i kotė, meqė ju edhe idetė mė tė mėdha i zbatoni nė jetė. Shpesh dashuroheni, por vetėm nė fund e gjeni personin me tė cilin do tė jetoni jetė tė gjatė dhe frytdhėnėse.

Pėr tė lindurit nė ditėn 12
tė cilitdo muaj

Ju nė njerėz lini pėrshtypje mahnitėse. Jeni tejet atraktivė, si nė dukjen fizike ashtu edhe nė aspektin shpirtėror. Jeni tė drejtė dhe tė matur; aksionet tuaja tė motivuara janė nga parimet mė tė larta morale. Jeta shoqėrore ka rėndėsi shumė tė madhe pėr ju, e edhe vetė jeni tejet aktivė nė krijimin e asaj jete.


Pėr tė lindurit nė ditėn 13

tė cilitdo muaj

Ju posedoni aftėsi tė pakufizuara pėr punė, edhe pse nė fėmijėri jeni dukur si tė painteresuar pėr ēfarėdolloj pune. Nė bazė tė kėsaj shihet se jeni adeptė tė lindur, meqė dobėsitė tuaja ia keni dalur qė t'i shndėrroni nė mbifuqi, dembelinė nė aktivitet, shėmtinė nė bukuri. Nėse jeni tė qėndrueshėm, do tė bėheni shembull dhe prijės, si i tė dedikuarve ashtu edhe i masave tė gjera. Njerėzit kanė pėr tė ju festuar, thjesht do tė ju adhurojnė. Keni shumė talente; jeni tė prirur pėr pikturė, muzikė, si dhe pėr artet aplikative. Trembėdhjetė ėshtė po ashtu shenjė e fortė, numėr okult.

Pėr tė lindurit nė ditėn 14
tė cilitdo muaj

Ju jeni lajmėtari i sė vėrtetės. Gėnjeshtra, madje edhe kur ka qėllim tė mirė nė vetvete, ėshtė e huaj pėr qenien tuaj. Nė ju shfaqet nevoja qė nė botė ta pėrhapni mendimin tuaj, bindjet dhe idetė tuaja. Jeni kritikė tė jashtėzakonshėm. Shija juaj e rafinuar dhe profesionaliteti ju sigurojnė autoritet tė lartė tek tė gjithė qė ju njohin. Ju karakterizon shpirti i fuqishėm dhe kreativ. Imagjinatėn e keni shumė tė zhvilluar dhe pjellore, i doni ndryshimet dhe llojllojshmėrinė. Dobėsia juaj e vetme ėshtė "jeta e ėmbėl". Prirja kah udhėtimet dhe ndryshimet mund ta pengojė zhvillimin tuaj; pėr ju ėshtė mė sė miri qė tė mbeteni nė shtegun tuaj.

Pėr tė lindurit nė ditėn 15
tė cilitdo muaj

Shtėpia, familja, miqtė nga rrethi i atyre qė i doni, ju pengojnė nė njėfarė mėnyre, por nė instancėn e fundit kjo nuk ju pengon. Problemet e natyrės juridike dhe tė arsimimit ju interesojnė posaēėrisht. Mund tė jeni orator i shkėlqyeshėm, ligjėrues, shkrimtar apo spiker. Idetė tuaja origjinale mund tė ju sjellin sukses nė punė, sepse jeni si rrallė kush tė durimshėm, rezistentė, tė qėndrueshėm. Bukuria nė trajta tė ndryshme ėshtė shumė e rėndėsishme nė jetėn tuaj, prandaj edhe keni vėnė ekuilibrin nė mes tė shqisores dhe shpirtėrores, konkretes dhe abstraktes.
Ndjenja fort e shprehur e detyrimit mund tė ju pengojė nė gjetjen e lumturisė suaj personale. Ju mė me dėshirė iu ndihmoni tė tjerėve, por ruajuni qė joegoizmi juaj tė mos e kufizojė dhe pengojė zhvillimin e potencialeve tuaja intelektuale dhe shpirtėrore. Jini tė dashur dhe joegoistė, por jo pėrtej kufijve tė cilėt mund t'i pėrballoni.

Pėr tė lindurit nė ditėn 16
tė cilitdo muaj

Ju jeni spirituozė, tė shkathtė, tė kujdesshėm dhe intelektualė. Shkaku i fuqisė kolosale tė cilėn e posedoni e me tė cilėn jeni nė gjendje tė rrėnoni muret e paditurisė e tė problemeve tė rėnda, shpesh nuk keni kohė qė tė merreni me marrėzinė. Pa vėshtirėsi i zotėroni situatat, por kėtė askujt nuk ia thoni, sepse jeni tė thjeshtė dhe tė qetė pėr nga natyra. Nė jetė ju interesojnė gjėrat mė tė thella dhe mė tė subtile, si edhe ēdo gjė qė ėshtė mistike. Keni ndikim tė madh magnetik nė njerėz, por nuk jeni mjaft tė fortė qė tė distancoheni nga adhuruesit tuaj. Prandaj, nė disa momente jeni tejet tė tendosur, dhe ēdo nerv e keni tė tendosur si teli nė violinė. Atėherė ju nevojitet relaksimi, si nė planin shpirtėror po ashtu edhe nė atė fizik. Tendosja e tepruar mund tė ju sjell nė depresion tė cilės duhet t'ia preni hovin me kohė.


Pėr tė lindurit nė ditėn 17

tė cilitdo muaj

Ju ju karakterizon ambicioziteti, guximi dhe vitaliteti. Kur me tė vėrtetė aktivizoheni, dhe kur jepni ēdo gjė prej vetes, ēdo gjė mund tė arrini. Suksesin jua sjellin idetė tuaja origjinale dhe prezentimi i tyre i urtė para tė tjerėve. Gjėrat i kuptoni mė thellėsisht se tė tjerėt, prandaj ngandonjėherė jeni tė vetmuar; por kjo aspak nuk ju pengon, pasi qė ju lumturinė tuaj e gjeni nė botėn tuaj personale.
Shpeshherė tėrhiqeni nė vetmi, nga arsyeja se keni frikė nga njerėzit, edhe pse keni natyrė tė shoqėrueshme. Droja juaj jo rrallė mund tė ju shokojė, sepse jeni mėsuar qė tė jeni prijės, qė tė gjitha gjėrat vetė t'i sinkronizoni. Nė ato momente zbuloni se thellė nė ju ėshtė njė qenie mė subtile, e cila iu kundėrvihet aktiviteteve tuaja shoqėrore. Natyra juaj ėshtė lirike, e ndijshme dhe ju, nė tė vėrtetė, nuk jeni ashtu siē tė tjerėt ju shohin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://gjith-qka.forume.biz
 
Zbuloni se kush jeni pėrmes ditės sė lindjes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nga Flori Bruqi:Kush ėshtė Behgjet Pacolli ??
» Kush ėshtė vajza tė cilėn nė 19:30 e presin nė "randez-vous" mbi tre milionė shqiptarė!
» Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranė Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkėluftėtar i Zahir Pajazitit: Duhet tė zbardhet vrasja e Zahirit
» Urime pėr Ditėlindje!
» Ėshtė edhe njė pyetje tjetėr pėrveē kush ėshtė Nazim Bllaca. Kush ėshtė SHIK-u?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.gjith-qka.forume.biz :: Gjithqka-
Kėrce tek: